• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: RRITJA FIKTIVE E MAZHORANCËS SI DEFORMIM DHE KRIZË E SISTEMIT PËRFAQËSUES

5 years ago

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 i dhanë mazhorancës 52% të vendeve në parlament. Ajo fitoi 74 mandate dhe gjatë vitit të parë mori mbështetjen edhe të katër deputetëve të tjerë (3 PDIU dhe 1 PSD). Pas dorëzimit të mandateve nga opozita parlamentare (shkurt 2019) dhe zëvendësimit me mandate nga listat shumë-emërore të këtyre partive, numri i deputetëve ka rënë ndjeshëm (122 nga 140), duke rritur automatikisht përqindjen e mazhorancës në Kuvend nga 52% në 61%. Gjatë vitit të fundit, sidomos gjatë periudhës së COVID-19 të dhënat krahasuese dëshmojnë se është rritur frikshëm mazhoranca. Një pjesë e madhe e deputetëve të rinj janë vullnetarisht mbështetës të saj, dhe vetëm një pjesë e vogël prej 5-8% të deputetëve, kryesisht deputetë të bashkuar rreth dy deputetëve të PD që nuk dhanë dorëheqje nga mandati, vijojnë të jenë votë politike kundër mazhorancës.

Të dhënat e tabelës për periudhën e COVID-19 të përllogaritura nga ekipi monitorues i ISP tregojnë se megjithëse Kuvendi ka pasur disa vendimmarrje të kontestueshme politike, mazhoranca ka arritur të ketë në mbështetje të saj nga 80%-94% të votave të të gjithë parlamentit. Në total ajo ka ruajtur mesatarisht 88% të votave të Kuvendit, pra 38% më shumë sesa i duhen për miratimin e ligjeve (50%+1) dhe 28% të 140 deputetëve më shumë sesa numri i votave që i duhen për të miratuar ligje organike, me shumicë të cilësuar.  Konkretisht, në seancën e 16 prillit mazhoranca votoi aktet në axhendë me 89% të votave pro, më 23 prill me 90% të votave pro, më 30 prill me 94% të votave pro, më 14 maj me 80% të votave pro, më 21 maj me 82% të votave pro, më 28 maj me 84% të votave pro dhe më 4 qershor me 81% të votave pro. Krahasuar me 52% të vendeve në parlament që PS kishte pas zgjedhjeve parlamentare 2017, ajo aktualisht ka një rritje të frikshme të raporteve në Kuvend me rreth 28% deri në 42% më shumë sesa verdikti i qytetarëve në zgjedhjet parlamentare. Krahasuar me numrin real prej 122 deputetësh ku PS duhej të kishte 61% të parlamentit, de facto ajo vijon të ketë votë pro 20% deri në 33% më shumë.

Në këtë mënyrë, dorëzimi kolektiv i mandateve nga opozita, nuk u shoqërua, siç shpresohej prej tyre, me krizë politike dhe krizë përfaqësimi, por krijoi një raport të ri eksperimental në parlament, ku mazhoranca vijon të rritet pa bërë zgjedhje dhe opozita parlamentare vijon të jetë edhe më simbolike. Shumë prej deputetëve që erdhën nga listat proporcionale të opozitës kanë ndryshuar qëndrim dhe preferencë politike duke bashkuar rregullisht votat me nismat e mazhorancës, si në rastet kur kemi të bëjmë me nisma të kontestuara gjërësisht nga shoqëria civile, institucionet dhe partnerët, ashtu edhe në raste kur kjo e fundit ka nevojë për një “pluralizëm” formal votimi, për të krijuar idenë se numerikisht ekziston një opozitë. Midis këtyre të fundit ka deputetë të njohur, të cilët edhe pse pakicë në parlament dhe pakicë brenda opozitës parlamentare, vijojnë të jenë kritikë dhe të kenë votë politike kundër akteve që lidhen me nisma politike të mazhorancës, por duke mbështetur në mënyrë konstruktive rastet kur votohen, p.sh, akte ligjore që lidhen me integrimin, marrëveshje midis shteteve apo akte në funksion të normalitetit në vend. 

Tabela tjetër e hartuar nga ekspertët e ISP-së ilustron konkretisht votat pro, kundër dhe abstenim, në përqindje, në periudhën e COVID-19. Sic shihet dhe siç konfirmohet nga analiza tërësore e sjelljes politike parlamentare, mazhoranca kalon lehtësisht çdo nismë ligjore dhe se oponenca parlamentare është minimale. Raporte të tilla tregojnë natyrën disproporcionale të përfaqësimit politik aktual në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe njësimin e mazhorancës me qeverinë dhe për pasojë, lehtësinë e kësaj të fundit për të imponuar dhe votuar çdo akt parlamentar që ajo ka në axhendë ose që dëshiron të kalojë. Gjatë muajve të fundit asnjë akt i qeverisë nuk është kthyer për rivlerësim dhe niveli i kritikave të deputetëve vijon të jetë në rënie të dukshme, ndërkohë që kurba e pakënaqësive, – shprehur në opinione të raporteve ndërkombëtare mbi demokracinë dhe korrupsionin në Shqipëri, në raportimet e mediave dhe në daljen e vazhdueshme të skandaleve politike, tregojnë se situata reale është shumë më e ndryshme sesa Shqipëria që pasqyrohet në parlament. Mazhoranca mund të vijojë të ketë mbështetje popullore në kuota të përafërta me vitet 2009, 2013, 2015 apo 2017, por është e qartë se edhe teorikisht mbetet e pamundur të ketë mbështetje në kuotat që ka aktualisht në parlament dhe në rezultatin e zgjedhjeve formale të vitit 2019.

ISP vlerëson se kurba e rritjes galopante të mbështetjes për mazhorancën parlamentare ndonëse është legjitime nga pikëpamja ligjore e kushtetuese, shpreh qartësisht një deformim serioz nga koncepti i përfaqësimit politik dhe demokracisë funksionale. Kjo situatë e re ka pamundësuar rolin kushtetues të parlamentit sidomos në aspektin e funksionit të tij kushtetues kontrollues ndaj qeverisë, si dhe ka dobësuar ndjeshëm edhe debatin parlamentar, komisionet, mekanizmat parlamentare dhe vetë axhendën dhe vendimmarrjen parlamentare. Gjithashtu praktika të tilla, ashtu si në të kaluarën (1991, 1996, 1997) edhe tani, ndikojnë në rënien e besimit të qytetarëve tek demokracia dhe zhgënjimin në rritje të tyre ndaj klasës politike në pushtet dhe në opozitë, të cilët direkt apo indirekt kanë pasur dhe kanë mekanizma korrektues ende të pakonsumuar në sistemin dhe demokracinë përfaqësuese.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Forum diskutimi me studentë në Shkodër: Memoria dhe kujtesa, viktimat e kufirit gjatë viteve 1988-1990
AKTIVITETE

Forum diskutimi me studentë në Shkodër: Memoria dhe kujtesa, viktimat e kufirit gjatë viteve 1988-1990

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE