• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Mbi përfundimin pa rezultate të mandatit të komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

12 hours ago

Dështimi për rezultate në reformën zgjedhore dhe territoriale në pikëpyetje vullnetin politik dhe aftësinë e politikës për t’iu përgjigjur nevojave të vendit

Në tetor 2025 Kuvendi ngriti dy komisione të posaçme parlamentare, Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale (V- 75/2025) si dhe Komisionin e Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore (V-74/2025). Mandatet e tyre janë 9 mujore, d.m.th., përfundojnë në korrik 2026. Në prag të përfundimit asnjëri prej komisioneve nuk e ka realizuar objektivin e vet. Komisioni i reformës zgjedhore ka prodhuar vetëm një draft ligj mbi financimin e partive politike dhe ende asnjë draft lidhur me Kodin Zgjedhor, ligjin mbi partitë politike dhe as rekomandimet e ODIHR/OSBE. Komisioni i reformës territoriale, në një përpjekje formale në mbledhjen e fundit përfundoi në ndarje të votave në linja partiake dhe për pasojë, në pamundësi për një vendim institucional.

Reforma zgjedhore është detyrim dhe nevojë për Shqipërinë në raport me BE. Reforma territoriale është detyrim dhe nevojë në kontekstin e mirëqeverisjes dhe zgjedhjeve lokale 2027. Shqipëria ka hyrë në periudhën 1 vjeçare përpara zgjedhjeve dhe po dështon të adresojë dy reformat, duke vendosur në pikëpyetje në mënyrë periodike aftësinë e saj për reforma solide, funksionale dhe të qëndrueshme.

Dy reformat janë premtime politike dhe angazhime politike të forcave kryesore politike. Mungesa e produktit dhe e qasjes konsensuale dhe pro aktive, (transparencë dhe gjithëpërfshirje), si dhe mungesa e një metodologjie dhe agjende funksionale, janë përgjegjësi e tyre dhe janë zhvillim negativ për zhvillimet politike në vend. Zgjatja e afateve nuk sjell apriori zgjidhje, vullneti politik dhe integriteti i komisioneve ofron garanci për zgjidhje.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka mirëpritur dy komisionet, objektin e tyre dhe ka respektuar ftesat, duke adresuar rekomandime e gjetje konkrete. Ne mbetemi të përkushtuar në angazhimin dhe përgjegjësinë tonë. E njëjta sjellje kërkohet edhe nga parlamenti, partitë dhe deputetët në këto komisione. Një reformë transparente, gjithëpërfshirëse dhe efektive është në interes të vendit, është kërkesë qytetare, e BE dhe e vendeve partnere, në funksion të standardeve të shtetit të së drejtës dhe demokracisë përfaqësuese.

ShareTweet

Të ngjashme

ISP: Raport vlerësues mbi zbatueshmërinë e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
ARKIVI MEDIATIK

ISP: Raport vlerësues mbi zbatueshmërinë e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

ISP: Deklaratë, vlerësime dhe rekomandime mbi protestat dhe situatën në vend
ARKIVI MEDIATIK

ISP: Deklaratë, vlerësime dhe rekomandime mbi protestat dhe situatën në vend

Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)
LAJME NGA ISP

Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE