• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Integriteti i zgjedhjeve: Shqipëria 45 nga 100 pikë. ISP analizon gjetjet dhe rekomandimet

2 hours ago

Shqipëria 2026: Indeksi i Integritetit Zgjedhor (PEI) mbetet 45 nga 100 pikë. Indeksi prej 45 pikësh paraqet një sistem zgjedhor ku mekanizmat teknikë funksionojnë më mirë sesa mjedisi demokratik i konkurrencës. Problemi kryesor i zgjedhjeve në Shqipëri nuk rezulton të jetë vetëm mënyra se si votohet dhe numërohet vota, por mënyra se si krijohet vullneti politik përpara ditës së votimit dhe jetësohet integriteti i lirisë së votës. Mbi këtë bazë reforma e ardhshme zgjedhore duhet të jetë më pak teknike dhe më shumë strukturore, duke vendosur në qendër financimin, barazinë e konkurrimit, median, cilësinë e legjislacionit dhe besueshmërinë e përfaqësimit.

Aspekte pozitive? Referuar të dhënave aspekt pozitiv konsiderohet administrimi dhe përditësimi i listave zgjedhore, procesi i numërimit publik dhe përpunimit statistikor të rezultatit, aktet nënligjore dhe procesi i regjistrimit të partive, etj. Kjo dëshmon se në aspektin teknik zgjedhjet në Shqipëri kanë një nivel mbi mesatar në infrastrukturë procedurale dhe administrative që mundëson zhvillimin formal të procesit, administrimin e votës dhe shpalljen e rezultateve.

Treguesit negativë? Dobësia kryesore është financimi i zgjedhjeve, me vetëm 23 nga 100 pikë. Ky vlerësim reflekton probleme të thella në transparencën e burimeve financiare, kontrollin e shpenzimeve, efektivitetin e mbikëqyrjes, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe barazinë e mjeteve ndërmjet subjekteve konkurruese. Financimi shfaqet kështu si fusha më problematike e të gjithë ciklit zgjedhor. Vlerësim të ulët merr edhe përdorimi i ndarjes territoriale për efekte zgjedhore, si dhe në tërësi legjislacioni zgjedhor merr vetëm 30 nga 100 pikë të mundshme. Kjo reflekton ndryshimet në legjislacion në funksion të zgjedhjeve të radhës, përfshirë ndryshimet në Kushtetutë, praktika që kanë ndodhur në disa procese zgjedhore të dekadës së fundit. Ndryshimet e shpeshta, ndërhyrjet e vonuara përpara zgjedhjeve, dispozitat e paqarta dhe kompromiset e kufizuara ndërpartiake vlerësohet se të cenojnë integritetin e procesit. Gjithashtu konkurrueshmëria efektive ka vlerësim negativ, me 36 pikë dhe media me vetëm 40 pikë nga 100 në total. Kjo reflekton dobësitë kryesore në integritetin zgjedhor që shfaqen përpara ditës së votimit: te cilësia e debatit publik, pluralizmi mediatik, mundësia e qytetarëve për të marrë informacion të balancuar dhe barazia reale ndërmjet aktorëve politikë. Pra edhe nëse votimi teknik mund të administrohet në mënyrë relativisht të rregullt, rezulton se nuk ka konkurrencë të plotë, efektive dhe të qëndrueshme në një mjedis plotësisht të barabartë, të hapur dhe informues.

Reflektimi për aktualitetin?

  1. Financimi politik dhe zgjedhor duhet të jetë fusha prioritare. Reforma duhet të parashikojë deklarim më të shpejtë dhe më të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve, publikim në format të hapur, auditim real dhe të pavarur, kontroll të financimeve nga palët e treta dhe sanksione që zbatohen brenda një afati të arsyeshëm, jo pasi zgjedhjet kanë humbur efektin politik.
  2. Reformë territoriale dhe zgjedhore që nuk krijon avantazhe politike afatshkurtra, me kritere objektive mbi numrin e zgjedhësve, integritetin territorial dhe barazinë e votës, me mekanizëm profesional vlerësimi, transparent, me të dhëna publike, konsultim dhe mundësi efektive ankimi.
  3. Ndryshimet thelbësore në legjislacionin zgjedhor nuk duhet të miratohen vetëm disa muaj nga zgjedhjet, siç vijon të ndodh. Duhet gjithashtu të shmangen dispozitat e përkohshme, kompromiset e paqarta dhe rregullat që lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga institucionet.
  4. Për rritjen e konkurrueshmërisë, duhen trajtuar përdorimi i burimeve shtetërore, avantazhi institucional i partisë në pushtet, presioni ndaj administratës publike dhe pabarazia ndërmjet subjekteve në aksesin te financimi dhe media. Reforma mund të përfshijë gjithashtu rregulla që forcojnë konkurrencën e brendshme në parti dhe ndikimin real të zgjedhësve mbi kandidatët.
  5. Në fushën e medias dhe deliberimit publik, nevojiten transparencë mbi pronësinë dhe financimin e mediave, dallim më i qartë ndërmjet informacionit dhe materialit të sponsorizuar, kontroll i reklamimit politik në platformat digjitale dhe mundësi më të barabarta për debat ndërmjet kandidatëve. Qëllimi nuk duhet të jetë vetëm shpërndarja formale e minutazhit, por garantimi i informacionit pluralist dhe verifikues për zgjedhësit.

Shënim: ISP ka kontribuar prej vitesh direkt ne krijimin e database dhe vlerësimin PEI mbi Shqipërinë, përfshire PEI 2025-2026.

ShareTweet

Të ngjashme

Shoqëria civile:  Për mbrojtjen e hapësirës qytetare, lirisë së shprehjes dhe debatit demokratik
BASHKËPUNIME

Shoqëria civile: Për mbrojtjen e hapësirës qytetare, lirisë së shprehjes dhe debatit demokratik

ISP: Mbi përfundimin pa rezultate të mandatit të komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
DEKLARATA

ISP: Mbi përfundimin pa rezultate të mandatit të komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

ISP: Raport vlerësues mbi zbatueshmërinë e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
ARKIVI MEDIATIK

ISP: Raport vlerësues mbi zbatueshmërinë e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE