Instituti i Studimeve Politike (ISP) gjatë vitit 2021 ka monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë. Pjesë e projektit ishte dhe është monitorimi aktiv i respektimit të bazës ligjore mbi zgjedhjet, monitorimi i detajuar i aktivitetit të KQZ dhe akteve të nxjerra prej tij, reagimi i publikut dhe aktorëve politikë ndaj vendimmarrjes, si dhe ngritja e një sistemi “alert” që sjell në vëmendje akte të munguara ligjore apo çështje më rëndësi për zgjedhjet, por që nuk janë ende axhendë institucionale.
Stafi i ISP ka marrë pjesë në takime konsultative me KQZ, me institucionet e tjera të përfshira në problematikat zgjedhore si dhe me shoqërinë civile që monitoron zgjedhjet, duke shprehur shqetësimet e veta të vazhdueshme, por edhe duke ofruar rekomandime konkrete për rrugëzgjidhje. Sistemi “alert” me kujtesa e deklarime lidhur me problematike dhe shqetësime prioritare ia mundësoi ISP një kontribut konstruktiv në drejtim të rritjes së transparencës dhe të standardeve të procesit zgjedhor.
Për secilën periudhë të monitorimit (mars, maj, qershor) ISP ka përgatitur raporte me ekspertë që trajtojnë problematikat kryesor edhe ofrojnë rekomandime konkrete për rrugëzgjidhje ose përmirësime. Gjithashtu ISP ka marrë pjesë në debate të shumta televizive dhe ka trajtuar në media gjetjet kryesore të monitorimit, si dhe vlerësimet kryesore mbi procesin, ndërkohë që ISP ka adresuar me deklarime publike edhe qëndrime institucionale lidhur më elementë të rëndësishëm të integritetit dhe standardeve të zgjedhjeve.
Disa prej raporteve nuk janë publike. Ndër raportet publike mund të gjeni 4 raporte periodike të periudhës mars-maj 2021. Në vijim në faqen e ISP do të ketë publikime të raporteve dhe të gjetjeve të tjera të monitorimit të situatës paszgjedhore dhe ankimimeve.
Raporti I mund të lexohet këtu:
http://isp.com.al/index.php/2021/07/08/raport-monitorimi-kqz-dhe-standardet-e-transparences-dhe-te-zbatimit-te-legjislacionit-zgjedhor/
Raporti II mund të lexohet këtu:
http://isp.com.al/index.php/2021/07/08/raport-monitorimi-problematikat-ligjore-dhe-institucionale-te-funksionimit-te-kqz-dhe-procesit-zgjedhor/
Raporti III mund të lexohet këtu:
http://isp.com.al/index.php/2021/07/08/raport-monitorimi-iii-kqz-dhe-standardet-e-transparences-dhe-te-zbatimit-te-legjislacionit-zgjedhor/
Raporti IV mund të lexohet këtu:
http://isp.com.al/index.php/2021/07/08/raport-monitorimi-iv-raport-mbi-monitorimin-dhe-analizen-e-vendimeve-te-kas/