• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

THIRRJE PËR EKSPERT

6 years ago

TERMAT E REFERENCËS PËR EKSPERT PËR PËRPILIMIN E RAPORTEVE PERIODIKE

 Projekti: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”

Periudha: 01/04/2019-30/04/2020 

Instituti i Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për hartimin dhe përpilimin e raporteve periodikë, që do të kryhen në kuadrin e projektit: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”, i cili mundësohet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Përshkrimi i projektit. ISP synon të bëjë monitorimin e gjithanshëm të detyrimeve që burojnë nga Kodi i Sjelljes lidhur me konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar, – monitorimin për secilin deputet, për secilin grup parlamentar, për përgjegjësitë e Kuvendit, për rolin dhe përgjegjësitë e ILDKP dhe institucioneve të tjera të përfshira direkt ose indirekt; ndjekjen e problematikave dhe raportimeve mediatike mbi këtë problematikë, si dhe sensibilizimin e Kuvendit dhe të partive politike mbi standardet e aplikimit të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen parlamentare.

Objektivat kryesore të projektit:

Krijimi i një sistemi efektiv monitorimi për të gjitha rastet e vendimmarrjes së deputetëve dhe matjes së vendimmarrjes me praktikat e konfliktit të interesit

Monitorimi i të gjitha praktikave dhe institucioneve të përfshira në zbatimin e Kodit të Sjelljes dhe të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen parlamentare

Krijimin e një sistemi reagimi publik dhe institucional ndaj rasteve të shkeljes së ligjit dhe standardeve të parandalimit të konfliktit të interesit nga deputetët dhe parlamenti

Sensibilizimi i deputetëve, Kuvendit dhe aktorëve politikë e institucionalë mbi rëndësinë e zbatimit efektiv dhe profesional të praktikave të mira për parandalimin e konfliktit të interesit dhe rritjes së transparencës publike, si masa me rëndësi në standardet kundër korrupsionit

Përfshirje e zërave publikë (media dhe OJF) në problematikat anti-korrupsion që lidhen me konfliktin e interesit në vendimmarrjet dhe aktivitetin parlamentar

Metodologjia:

Aktiviteti i ISP do të bazohet në tre elementë: matje sasiore, matje cilësore dhe vlerësim profesional e institucional të problematikës. Konkretisht,

Në matjet sasiore: ISP do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të aktivitetit dhe të vendimmarrjes së parlamentit lidhur me komponentët e konfliktit të interesit dhe parandalimin e tij; ISP do të bëjë monitorimin e Kuvendit, organeve dhe institucioneve të lidhura me të, të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe ligjin organik të ILDKP lidhur me konfliktin e interesit; ISP do të bëjë matjen e ligjërimit politik dhe institucional të deputetëve dhe të aktorëve politikë lidhur me vendimmarrjet në lidhje me konfliktin e interesit dhe rastet korruptive; ISP do të monitorojë medien kryesore në vend, lidhur me raportimet që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit, përfshirjen e deputetëve dhe rastet e korrupsionit në parlament.

Në matjet cilësore: monitorim përmbajtjesor të debateve parlamentare që lidhen me raportet e deputetëve me rastet e mundshme të konfliktit të interesit; monitorim përmbajtjesor të nismave parlamentare, të votimeve parlamentare dhe të deklarimeve parlamentare që mund të përbëjnë raste të konfliktit të interesit; matjen e perceptimit publik me fokus medien dhe OJF mbi konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar; monitorim të akteve dhe të vendimeve të Kuvendit dhe të ILDKP lidhur me rastet e konfliktit të interesit; monitorim të Regjistrit të deklarimeve mbi Konfliktin e Interesit në parlament dhe të Kodeve të Sjelljes në parlament e në partitë politike parlamentare mbi konfliktin e interesit.

Vlerësim profesional e institucional: evidentimin e rasteve të konfliktit të interesit, angazhimin për krijimin e normave të pranuara/standardeve publike në interpretimin nga institucionet përgjegjëse të rasteve të konfliktit të interesit në vendimmarrje; ndjekjes së rasteve konkrete të evidentuara në institucionet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit mbi konfliktin e interesit.

Përshkrimi i punës:

Eksperti do të rishikojë dokumentacionin e projektit (detyrimet kontraktore, raportet e ndërmjetme të eksperteve ligjorë dhe monitoruesve, të dhënat statistikore të mbledhura, shqyrtimin të gjitha aktivitetet e realizuara, botimet dhe videot e prodhuara etj).

Bazuar në analizën e dokumentacionit të sipërpërmendur dhe në bashkëpunim me drejtuesin e projektit, eksperti do të bëjë përpilimin e draftit të raporteve periodikë dhe pas miratimit te drejtuesit të projektit dhe donatorëve, do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e publikimeve.

Eksperti do të hartojnë katër raporte gjatë periudhës prill 2019-prill 2020, duke mbuluar secili një periudhë tremujore.

Oferta maksimale financiare është deri në 600 Euro/raport.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

Krahas të dhënave profesionale për ekspertizë (arsimi i lartë, përvoja e punës në projekte me shoqërinë civile, studimeve në shkencat juridike ose politike, etj)

Eksperti duhet të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar rreth të aktivitetit dhe të vendimmarrjes së parlamentit lidhur me komponentët e konfliktit të interesit dhe parandalimin e tij dhe rreth legjislacionit shqiptar.

Eksperti duhet të ketë përvojë në monitorim dhe/ose hartime raportesh.

Detyrimet dhe përgjegjësitë

Do të analizojë te gjitha materialet e mbledhura, raportet përkatëse të eksperteve ligjorë dhe monitoruesve,

Do të hartojë draftet e raportit çdo tre muaj dhe do të kërkojnë sugjerimet dhe mendimin e Institutit të Studimeve Politike;

Do të reflektojë sugjerimet dhe kërkesat e Institutit të Studimeve Politike për variantin përfundimtar të raportit;

Do të bashkëpunojë në procesin e redaktimit të raporteve nëse do të jetë e nevojshme;

Do të jetë përgjegjës për ndjekjen e botimit të raportit në bashkëpunim me firmën prodhuese.

 

Kohëzgjatja e parashikuar Aktivitetet
prill-qershor 2019 Draftimi dhe përpilimi i Raportit 1.
korrik- shtator 2019 Draftimi dhe përpilimi i Raportit 2.
tetor-dhjetor 2019 Draftimi dhe përpilimi i Raportit 3.
Janar-prill 2020 Draftimi dhe përpilimi i Raportit 4.

Afati:

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një ofertë dhe CV jo më vonë se 18 prill 2019.

Aplikantët do të njoftohen jo më vonë se më 20 prill 2019.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe  ofertën e tyre  në e-mail: [email protected], ose në zyrën e  Institutit të Studimeve  Politike në adresën:

Instituti i Studimeve Politike

Rr. Luigj Gurakuqi,

Shk.A, P.89. Ap.16, Tiranë,

 

ShareTweet

Të ngjashme

KUVENDI, PARADOKSI I VENDEVE VAKANTE SI DEVIJIM NGA PËRGJEGJËSITË LIGJORE
ANALIZA

KUVENDI, PARADOKSI I VENDEVE VAKANTE SI DEVIJIM NGA PËRGJEGJËSITË LIGJORE

ISP – THE FOURTH REPORT ON THE CONFLICT OF INTEREST & THE CODE OF ETHICS 2020
ARKIVI MEDIATIK

ISP – THE FOURTH REPORT ON THE CONFLICT OF INTEREST & THE CODE OF ETHICS 2020

ISP – RAPORT MBI KONFLIKTIN E INTERESIT DHE RESPEKTIMIN E KODIT TË SJELLJES NË AKTIVITETIN PARLAMENTAR (janar – prill 2020)
LAJME NGA ISP

ISP – RAPORT MBI KONFLIKTIN E INTERESIT DHE RESPEKTIMIN E KODIT TË SJELLJES NË AKTIVITETIN PARLAMENTAR (janar – prill 2020)

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE