• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

KUVENDI, PARADOKSI I VENDEVE VAKANTE SI DEVIJIM NGA PËRGJEGJËSITË LIGJORE

5 years ago

Kuvendi i Shqipërisë ka tre funksione bazë, ku funksioni elektoral (për të zgjedhur) është funksioni i dytë thelbësor i tij. Kuvendi zgjedh kryetarin e KLSH (me propozim të Presidentit), zgjedh anëtarë të institucioneve të ndryshme kushtetuese ose të krijuara me ligj, si dhe plotëson vendet vakante të krijuara gjatë mandatit të tyre në rast dorëheqje, në rast largimi për arsye të tjera ose në rast të ndryshimit të ligjeve organike që lidhen me këto institucione. “Kushtetuta” e Kuvendit është Rregullorja e Kuvendit, neni 111 i të cilës, përcakton detyrimin se për zgjedhjen e organeve kushtetuese dhe të atyre të krijuara me ligj “kandidaturat duhet të propozohen 45 deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të organit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit të anëtarit të organit kushtetues apo të krijuar me ligj. Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tre javëve nga marrja e kërkesës. Në të gjitha rastet, komisioni përkatës, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen, shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin për kandidatët në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit të komisionit përkatës dhe jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i mandatit ose nga data e shkarkimit”.

Në monitorimin e Institutit të Studimeve Politike (ISP) për aktivitetin dhe vendimmarrjen parlamentare vazhdimisht theksojmë gjetje, rekomandime dhe vlerësime pozitive apo kritike për Kuvendin dhe vendimmarrjet e tij në raport me Rregulloren dhe Kushtetutën. Monitorimi dhe qëndrime të tilla janë në interes publik, janë instrumente të demokracisë funksionale dhe janë në dobi edhe të vetë Kuvendit dhe rolit të tij në sistemin politik dhe jetën politike në vend. Në këtë kontekst është legjitime pyetja: Kuvendi kontrollon dhe merr vendime për “të tjerët”. Pyetja është, po Kuvendin vetë, kush e kontrollon? Kur Kuvendi shkel Rregulloren e tij dhe nuk i përmbahet detyrimeve kushtetuese e ligjore, kush mban përgjegjësi dhe kush jep llogari? Në praktikat e vendeve demokratike Kuvendi vetë ka institucione vet-kontrolluese brenda tij dhe deputetët e grupet e ndryshme parlamentare e ushtrojnë kontrollin përmes komisioneve, seancave apo mbledhjeve në strukturat e Kuvendit. Në rastin tonë nuk asnjë deputet ose grup parlamentar nuk ankohet dhe nuk shqetësohet për shkeljet e afateve ligjore të Kuvendit, ndaj kjo praktikë nuk aplikohet. Vetë Kuvendi nuk ka instrumente kontrolluese brenda tij dhe strukturat përgjegjëse të ligjshmërisë janë organe të varura nga vullneti politik, ndaj nuk mund të kritikojnë ata që i emërojnë. Kuvendi ynë i ka dhënë një pozitë të privilegjuar në këtë proces Komisionit të Ligjeve, i cili për nga përbërja dhe funksionimi, mbetet një Komision shumë më pak cilësor, përfaqësues dhe funksional sesa i njëjti komision, p.sh, në legjislaturën e kaluar parlamentare të së njëjtës mazhorancë.

Bazuar në këto fakte dhe të tjera të njëjta me to rezulton se Kuvendi vetë nuk ka arritur të përmbushë detyrimet që burojnë nga Rregullorja dhe legjislacioni në fuqi, mekanizmat e brendshëm nuk kanë arritur të shmangin boshllëqet e krijuara, Komisioni i Ligjeve nuk ka sjellje ligjore sa do të duhej, dhe për rrjedhojë, Kuvendi vijon të ketë një numër të madh vendesh vakante të paplotësuara dhe në përgjegjësinë direkt ose indirekte të tij. Nëse kryetari i KLSH kërkon ndarje përgjegjësie me Presidentin vetë Kuvendi nuk e ka ngritur asnjëherë si shqetësim vendin vakant prej 16 muajsh, po ashtu disa vende të tjera vakante në përgjegjësi direkt të Kuvendit (siç janë renditur në tabelë), vijojnë të jenë jashtë axhendës parlamentare. Rekord mban vendi vakant në AIDSSH (24 muaj), apo vende në KD të RTSH, ku vjet Kuvendi zhvilloi edhe seanca dëgjimore me disa kandidatë. Ka pasur edhe raste kritike në standardet e dyfishta të aplikuara, si p.sh,  në zgjedhjen e anëtarëve të Bordit në INSTAT, të AMF-së, etj, mangësi që janë evidentuar në raportime tona të mëparshme dhe për të cilat nuk ka pasur reflektim as nga Kuvendi dhe as nga individët përfitues & institucionet e lidhura me të.

Një Kuvend transparent dhe llogaridhënies është në interes thelbësor të përpjekjeve për demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, pavarësisht nëse në momente të caktuara, për shkak të vendimmarrjeve politike ai përkohësisht përbëhet nga mazhorancë e opozitë të fortë, mazhorancë pa opozitë efektive, apo mazhorancë dhe një opozitë simbolike.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE