Baza ligjore: Neni 29/5 i njeh të drejtën KQZ të emërojë kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Ata qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike.
Problemi?
Dispozita është vendosur për të shmangur bllokimin e administrimit zgjedhor. Megjithatë zgjedhja kryesisht, nuk siguron prurje të pavarura dhe një sistem meritokracie dhe besueshmërie në administrim.
Zgjidhja?
Komisionerët e mundshëm të emëruar kryesisht do të duhej të ishin përzfgjedhur nga një proces shumë më konkurrues, më transparent, më të besueshëm, si dhe të përfshihen në të gjitha etapat e trajnimeve dhe certefikimeve profesionale lidhur me zgjedhjet
Ky infograf behet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.