• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Shoqëria civile: Lufta kundër dhunës nuk duhet të kufizojë të drejtën e protestës paqësore

1 hour ago

 

Organizatat e shoqërisë civile nënshkruese të kësaj deklarate shprehin shqetësimin e tyre serioz për paketën e akteve normative me fuqinë e ligjit, dhe aktin nënligjor, të miratuara nga Këshilli i Ministrave me datë 28 Tetor 2026, të cilat prekin drejtpërdrejt ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, lirinë e shprehjes, lirinë e lëvizjes, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parimin e përgjegjësisë individuale.

 

Paketa përfshin:

  1. Aktin normativ me fuqinë e ligjit për ndryshime në ligjin nr. 8773/2001, “Për tubimet”;
  2. Vendimin e Këshillit të Ministrave për krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik të personave të referuar ose nën hetim për vepra penale të kryera me dhunë gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve publike;
  3. Aktin normativ me fuqinë e ligjit për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve.

 

Organizatat tona dënojnë çdo akt dhune ndaj qytetarëve, gazetarëve, punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe çdo dëmtim të pronës publike apo private. Dhuna duhet të parandalohet, të hetohet në mënyrë të pavarur dhe të ndëshkohet sipas ligjit, pavarësisht nga autorët e saj. Megjithatë, veprimet e dhunshme të individëve të veçantë nuk mund të përdoren për të kufizuar në mënyrë të përgjithshme të drejtën e qytetarëve për tubim paqësor dhe as për të vendosur përgjegjësi kolektive ndaj pjesëmarrësve apo organizatorëve të protestave.

 

E drejta e tubimit paqësor garantohet nga neni 47 i Kushtetutës, neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe neni 21 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Sipas nenit 17 të Kushtetutës, kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore duhet të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, të jenë proporcionale me gjendjen që i ka diktuar dhe të mos cenojnë thelbin e këtyre të drejtave. Shqetësimi ynë nuk lidhet vetëm me procedurën e miratimit të paketës, por edhe me pasojat konkrete që dispozitat e saj mund të sjellin për qytetarët dhe për ushtrimin e lirive demokratike.

 

  1. Përdorimi i akteve normative me fuqinë e ligjit

 

Neni 101 i Kushtetutës e lejon Këshillin e Ministrave të nxjerrë akte normative me fuqinë e ligjit vetëm në rast nevoje dhe urgjence, për marrjen e masave të përkohshme. Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, nevoja dhe urgjenca duhet të ekzistojnë njëkohësisht, të jenë objektive, konkrete, të verifikueshme dhe të pavarura nga vullneti i qeverisë. Ndryshimet e propozuara në ligjin për tubimet krijojnë një regjim juridik me efekte të qëndrueshme, përfshirë kompetenca të reja kufizuese për Policinë e Shtetit dhe rritje të konsiderueshme të sanksioneve administrative. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave duhet të argumentojë publikisht përse këto ndryshime nuk mund të shqyrtohen nëpërmjet procedurës së zakonshme ligjvënëse, përfshirë mundësinë e shqyrtimit të përshpejtuar në Kuvend. Nevoja për reagim të menjëhershëm ndaj akteve të dhunshme, sado e rëndësishme, nuk e përmbush automatikisht kriterin kushtetues të urgjencës. Edhe akti normativ për kompensimin e dëmeve, megjithëse lidhet me një periudhë të kufizuar kohore, kërkon arsyetim të veçantë për domosdoshmërinë e përdorimit të këtij instrumenti përjashtimor. Kuvendi ka detyrimin të ushtrojë kontroll real dhe efektiv mbi ekzistencën e kritereve kushtetuese, përmbajtjen dhe proporcionalitetin e masave, jo thjesht të formalizojë vendimmarrjen e ekzekutivit, në përputhje me parimin e ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe shtetin e së drejtës. Përdorimi i aktit normativ me fuqinë e ligjit është një instrument përjashtimor dhe nuk mund të përdoret si alternative ndaj procedurës së zakonshme ligjvënëse, duke shmangur debatin parlamentar dhe konsultimin publik, për çështje që prekin të drejtat themelore.

 

  1. Kufizimet e tubimeve dhe kompetencat e Policisë së Shtetit
  2. Ndalimi i tubimeve në perimetra të caktuar. Neni 12/1 parashikon mundësinë e ndalimit ose kufizimit të tubimeve rreth institucioneve shtetërore, arsimore dhe shëndetësore për një periudhë deri në 72 orë, me mundësi rinovimi edhe një herë. Megjithëse dispozita kërkon ekzistencën e një rreziku real, serioz dhe të afërt, ajo krijon mundësinë e kufizimeve që mund të zgjasin deri në gjashtë ditë.

 

Organizatat nënshkruese:

  1. Albanian Helsinki Committee
  2. CRCA-ECPAT Albania
  3. Institute for Political Studies (ISP)
  4. Science and Innovation for Development Centre (SCiDEV)
  5. Erasmus Network Tirana
  6. Albanian Center for Economic Research (ACER)
  7. All Green Centre
  8. European Movement Albania
  9. Civil Rights Defenders
  10. Res Publica
  11. Partners Albania
  12. ALTRI Centre
  13. Civic Resistance

 

Reagimin e plotë ne shqip dhe anglisht, mund ta aksesoni në linkun e mëposhtëm:

 

Ne shqip/albanian: REAGIM-PUBLIK-I-ORGANIZATAVE-TE-SHOQERISE-CIVILE-03.11.2026_
Ne anglisht’/english: PUBLIC-STATEMENT-BY-CIVIL-SOCIETY-ORGANIZATIONS-03.11.2026
ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë e ISP-së mbi situatën politike, protestat dhe rrugëzgjidhjet
DEKLARATA

Deklaratë e ISP-së mbi situatën politike, protestat dhe rrugëzgjidhjet

Integriteti përtej ligjshmërisë: Standardet për zyrtarët e lartë në Shqipëri (2026)
ANALIZA

Integriteti përtej ligjshmërisë: Standardet për zyrtarët e lartë në Shqipëri (2026)

Nga polarizimi te kriza e legjitimitetit – Diskursi publik dhe politik (korrik–shtator 2026)
ANALIZA

Nga polarizimi te kriza e legjitimitetit – Diskursi publik dhe politik (korrik–shtator 2026)

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE