• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Nga polarizimi te kriza e legjitimitetit – Diskursi publik dhe politik (korrik–shtator 2026)

2 weeks ago

Përmbledhje Ekzekutive

Periudha korrik–shtator 2026 paraqitet nga monitorimi si një fazë e polarizimit të lartë politik dhe institucional, ku përplasja mes mazhorancës, opozitës tradicionale dhe një lëvizjeje qytetare jashtë strukturave partiake është zhvendosur përtej konfliktit klasik PS–PD.

Katër zhvillime kanë dominuar periudhën:

  • vazhdimi dhe radikalizimi i protestave qytetare;
  • përplasja institucionale në Kuvend;
  • reforma e re administrative- territoriale;
  • intensifikimi i aktivitetit të SPAK dhe i debatit mbi drejtësinë.

Në korrik, protestat e nisura në qershor u shndërruan në një faktor të qëndrueshëm të jetës politike. Organizimi i “Kuvendit Kombëtar Qytetar” shënoi përpjekjen për të krijuar një strukturë përfaqësimi jashtë partive tradicionale PD-PS. Në të njëjtën kohë, përplasjet në Parlament u shoqëruan me bllokime të foltores, ndërhyrje të Gardës, bojkot dhe incidente fizike.

Në gusht, konflikti u zhvendos drejt çështjeve strukturore: reforma territoriale, marrëdhënia qeveri–pushtet vendor, protestat, siguria publike dhe debati mbi “Shtetin Bektashi”. Monitorimi evidenton edhe shfaqjen e tensioneve brenda vetë mazhorancës, veçanërisht mes kryeministrit dhe disa kryebashkiakëve socialistë.

Shtatori 2026 shënoi një rikthim intensiv të aktivitetit politik dhe parlamentar, me fokus të përqendruar te reforma territoriale, sistemi i drejtësisë, marrëdhënia mazhorancë–opozitë dhe veprimtaria e institucioneve të drejtësisë.

Në fushën e drejtësisë, SPAK vijoi aktivitetin intensiv ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndërthurur hetimet, sekuestrimet e pasurive, dërgimet në gjykim dhe zgjerimin e kapaciteteve hetimore.

REKOMANDIMET KRYESORE

ISP rekomandon një qasje më të strukturuar ndaj dekriminalizimit dhe integritetit publik,  ndërtimin e një kulture të qëndrueshme institucionale, ku partitë, Kuvendi, institucionet e drejtësisë, media dhe shoqëria civile të kontribuojnë në forcimin e standardeve të përgjegjësisë publike.

  • Procedurat e shpejta parlamentare të shoqërohen me garanci për transparencë dhe informim.

Kur Kuvendi shqyrton me urgjencë marrëveshje strategjike, përfshirë ato me elemente të klasifikuara, duhet të sigurohen raport financiar paraprak, kohë e arsyeshme për shqyrtim dhe një mekanizëm i sigurt që t’u mundësojë të gjithë deputetëve të njihen me tekstin. Rasti i huasë ushtarake prej 302 milionë USD tregon se mungesa e këtyre garancive e kthen një çështje sigurie në përplasje procedurale dhe e çon debatin në Gjykatën Kushtetuese.

  • Interpelancat dhe masat disiplinore të zbatohen sipas kritereve të qarta dhe proporcionale.

Kërkesat e opozitës për llogaridhënie duhet të marrin përgjigje brenda afateve të përcaktuara, ndërsa masat disiplinore, si përjashtimi 60-ditor, duhet të bazohen në kritere të publikuara dhe të mos funksionojnë si mjet presioni politik. Në të njëjtën kohë, opozita duhet ta shmangë bllokimin e foltores si mjet kryesor të veprimit parlamentar.

  • Të përcaktohet një kuadër i qartë për menaxhimin e protestave dhe për hetimin e incidenteve.

Incidentet e 23 korrikut, me 32 protestues të shoqëruar dhe 11 protestues e 6 policë në spital, kërkojnë një vlerësim të pavarur dhe publik mbi proporcionalitetin e përdorimit të forcës. Zyrtarët duhet të shmangin etiketimet që e kriminalizojnë protestën në tërësi, duke ndarë të drejtën për të protestuar nga veprimet e dhunshme.

  • Mbështetja për SPAK-un dhe gjykatat të jetë parimore, jo sipas çështjes.

Aktorët politikë duhet t’i respektojnë masat e sigurisë dhe vendimet gjyqësore pavarësisht nga pesha politike e personave që preken. Komentet publike mbi procedimin ndaj zyrtarëve të vet ose të aleatëve duhet të shmangin ndikimin mbi institucionet, ndërsa SPAK-u dhe GJKKO duhet të vijojnë ta komunikojnë punën e tyre publikisht, pa cenuar sekretin hetimor.

  • Përgjegjësia politike të mos varet vetëm nga vendimi gjyqësor.

Rasti i SHISH tregon se largimi nga detyra erdhi pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë. Partitë dhe institucionet duhet të miratojnë standarde të brendshme për pezullimin ose largimin e zyrtarëve ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime serioze, pa pritur vendimin e formës së prerë dhe duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

  • Të forcohet mbikëqyrja parlamentare e shërbimeve të inteligjencës.

Pasi çështja SHISH ngriti pyetje për informacionin sekret dhe sigurinë kombëtare, Kuvendi duhet të përdorë mekanizmat e kontrollit mbi inteligjencën dhe, brenda kufijve të sekretit, të raportojë publikisht rezultatet e tij. Po ashtu, Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të komunikojë masat e marra pas mbledhjeve të tij.

  • Reforma territoriale të shoqërohet me kritere të publikuara, analizë ndikimi dhe konsultim real.

Para votimit të hartës së re, qeveria dhe Kuvendi duhet të publikojnë kriteret e shkrirjes, të dhënat demografike dhe financiare për secilën njësi dhe një analizë të ndikimit mbi shërbimet vendore. Procesi duhet t’u japë hapësirë reale kryebashkiakëve, shoqërisë civile dhe opozitës, në mënyrë që reforma të mos shihet vetëm si çështje elektorale.

  • Gazetarët dhe liria e medias të mbrohen nga presioni publik i zyrtarëve.

Rasti H–L dhe reagimet e organizatave të medias tregojnë nevojën që zyrtarët aktualë e të mëparshëm të përmbahen nga kërcënimet apo insinuatat ndaj gazetarëve, dhe që institucionet të trajtojnë kallëzimet përkatëse me prioritet. Njëkohësisht, media duhet ta ndajë qartë raportimin faktik nga komentimi politik, sidomos kur mbulimi i ngjarjeve është i polarizuar.

  • Platformat e komunikimit partiak të shoqërohen me tregues publikë dhe të matshëm.

“Besa”, “Prania besnike”, “Pasqyrë Albania” dhe “Agora PD” duhet të raportojnë periodikisht rezultate të verifikueshme, si numri i dëgjesave, afatet e përgjigjes dhe vendimet e ndryshuara pas konsultimit. Vetëm kështu ato mund të kalojnë nga instrumente komunikimi në mekanizma llogaridhënieje.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke realizuar projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së.

Raporti mund të lexohet këtu:

ISP – Diskursi publik – Raport korrik shtator 2026

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë e ISP-së mbi situatën politike, protestat dhe rrugëzgjidhjet
DEKLARATA

Deklaratë e ISP-së mbi situatën politike, protestat dhe rrugëzgjidhjet

Integriteti përtej ligjshmërisë: Standardet për zyrtarët e lartë në Shqipëri (2026)
ANALIZA

Integriteti përtej ligjshmërisë: Standardet për zyrtarët e lartë në Shqipëri (2026)

Mandate, emërime dhe mbikëqyrje: integritetit institucional (II-2026)
LAJME NGA ISP

Mandate, emërime dhe mbikëqyrje: integritetit institucional (II-2026)

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE