Ky raport është vazhdim i drejtpërdrejtë i raportit analitik për periudhën tetor 2025 – mars 2026 dhe mbulon periudhën prill – korrik 2026, me të dhëna plotësuese për muajin gusht deri më datë 19 gusht 2026. Ai ruan të njëjtin objekt monitorimi, të njëjtën strukturë analitike dhe të njëjtin grup burimesh institucionale: Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me qëllim që të dyja periudhat të jenë plotësisht të krahasueshme dhe seria e monitorimit të ndërtohet si vazhdimësi metodologjike, jo si një bashkësi raportesh të veçuara.
Të dhënat e monitorimit të grumbulluara në harkun kohor tetor 25- korrik 26 ndërtojnë një panoramë të gjendjes institucionale, qe lejon leximin e ndryshimeve. Si raste konkrete që evidentohet ndryshimi gjatë monitorimit mund te veçojmë 1) procedimi disiplinor i ILD-së ndaj një prokurore, i regjistruar në monitorimin e mëparshëm si i rrëzuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe që gjatë kësaj periudhe përfundoi me pranim të kërkesës, pas ndërhyrjes korrigjuese të gjykatës administrative të apelit; 2) çështja penale ndaj një ish oficeri të policisë gjyqësore, e cila brenda horizontit kohor të dy raporteve kaloi të gjitha fazat, nga masa e sigurisë “arrest në burg” te vendimi dënues i shkallës së parë. Të dy rastet tregojnë se monitorimi i vazhdueshëm është i nevojshëm dhe mundëson analizë dhe vlerësim të plotë të gjendjes institucionale sepse kuptimi juridik i një akti shpesh formohet vetëm në ciklin pasues.
Institucionet e përfshira nuk veprojnë në të njëjtin nivel kompetencash: KPA, ILD ushtrojnë funksione juridiksionale ose disiplinore ndërsa SPAK ushtron funksione hetimore dhe ndjekjeje penale. Megjithatë, të gjitha kontribuojnë në një bosht të përbashkët funksional: kontrollin mbi integritetin dhe mbi ushtrimin e funksionit publik.
Gjatë periudhës bazë prill – korrik 2026, intensiteti mesatar mujor shënon rënie që shkon nga 5,5% te SPAK deri në 50,3% te ILD, por, çdo lexim i periudhës si “ngadalësim i përgjithshëm i aktivitetit institucional” do ishte i pasaktë. Ajo që ndodh është një rikonfigurim: pesha e vendimmarrjes zhvendoset nga organet juridiksionale e hetimore drejt organit përfaqësues, i cili gjatë kësaj periudhe zhvilloi procedurat më voluminoze të plotësimit të organeve të pavarura të gjithë serisë së monitorimit.
Analiza e të dhënave sugjeron se rezultati i përgjithshëm është mbivendosje e të paktën tre faktorëve të ndryshëm, secili me peshë të ndryshme te secili institucion.
- Vonesa e publikimit. Siç u konstatua më sipër 22 vendime të KPA-së të marra në mars 2026 janë publikuar vetëm në maj–qershor 2026. Nëse e njëjta vonesë vlen edhe për periudhën aktuale, një pjesë e akteve të korrikut dhe gushtit 2026 nuk ishte ende publike në momentin e mbylljes së monitorimit. Ky faktor prek në mënyrë asimetrike fundin e periudhës dhe prodhon një nënvlerësim strukturor.
- Shterimi strukturor i disa kategorive. Te KPA, mbyllja e fazës së zakonshme të apelimit të procesit të rivlerësimit kalimtar çon në rënie të pashmangshme të vendimeve substanciale, e cila shpjegon plotësisht rënien prej 36,5%.
- Përqendrimi i veprimtarisë në operacione të mëdha. Te SPAK, 15 nga 19 subjektet e periudhës (78,9%) burojnë nga një çështje e vetme. Kjo do të thotë se numri i subjekteve nuk mat “sasinë e punës”, por rezultatin e përfundimit të hetimeve komplekse, të cilat maturojnë në grupe. Pikërisht kjo veçori shpjegon pse SPAK-u është i vetmi institucion pa rënie domethënëse: një çështje e vetme e madhe mjafton për ta mbajtur volumin në nivelin e periudhës së mëparshme.
Përmbledhje ekzekutive
Ky raport vijon monitorimin e mekanizmave institucionalë të kontrollit mbi integritetin publik dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke analizuar veprimtarinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) gjatë periudhës prill–korrik 2026, me të dhëna plotësuese deri më 19 gusht 2026. Krahasimi me periudhën tetor 2025–mars 2026 është realizuar mbi bazën e intensitetit mesatar mujor, duke mundësuar një vlerësim më të saktë të ndryshimeve ndërmjet periudhave.
Në tërësi, volumi i akteve të monitoruara rezulton 18% më i ulët në terma të intensitetit mesatar mujor. Megjithatë, kjo rënie nuk duhet interpretuar automatikisht si dobësim i aktivitetit institucional. Monitorimi evidenton vonesa të konsiderueshme në publikimin e akteve, ndryshime në natyrën e veprimtarisë së institucioneve dhe përqendrimin e rasteve në hetime komplekse, duke treguar se gjatë kësaj periudhe ka ndodhur më shumë një ndryshim cilësor i modelit të kontrollit dhe llogaridhënies sesa një ngadalësim i përgjithshëm.
SPAK ruan profilin më të qëndrueshëm, me një rënie të intensitetit prej vetëm 5,5% dhe me rritje të pjesës së subjekteve të dërguar për gjykim nga 83,3% në 94,7%. Gjetja kryesore lidhet me zhvendosjen e fokusit nga rastet individuale të korrupsionit drejt hetimit të mekanizmave administrativë dhe zinxhirëve të përgjegjësisë, veçanërisht në prokurimet publike. Një çështje e vetme përfshiu 78,9% të subjekteve të periudhës dhe evidentoi një model të koordinuar përgjegjësie që shtrihet nga niveli drejtues te njësitë e prokurimit dhe dokumentacioni mbështetës. Paralelisht, sekuestrimi i pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro në një çështje të lidhur me prokurimet në sektorin e teknologjisë së informacionit tregon rritjen e rëndësisë së instrumenteve pasurore në luftën kundër korrupsionit.
Për ILD-në, zhvillimi më domethënës është përfundimi i ciklit disiplinor në rastin A.K., ku një kërkesë fillimisht e rrëzuar nga Këshilli u pranua pas kontrollit të Gjykatës Administrative të Apelit. Rasti demonstron funksionimin e mekanizmit të kontrollit gjyqësor si korrektiv të vendimmarrjes disiplinore dhe rrit shkallën e propozimeve të ILD-së që kanë prodhuar masa disiplinore, plotësisht ose pjesërisht, nga 33,3% në 66,7%. Megjithatë, kohëzgjatja prej 294 ditësh nga refuzimi fillestar deri te pranimi përfundimtar evidenton nevojën për reduktimin e afateve procedurale.
Veprimtaria e KPA-së ka ndryshuar natyrë. Të 23 vendimet e monitoruara lidhen me kërkesa për rishikimin e vendimeve të formës së prerë, duke treguar se faza e zakonshme e apelimit të procesit të rivlerësimit kalimtar është praktikisht drejt përfundimit. Në të njëjtën kohë, 82,6% e vendimeve shoqërohen me mendime paralele, çka tregon se praktika mbi institutin e rishikimit është ende në proces konsolidimi. Raporti evidenton gjithashtu një problem të rëndësishëm transparence: 22 nga 23 vendimet janë publikuar me vonesë prej rreth dy deri në tre muaj, ndërsa vetëm 8,7% e tyre kanë një rezultat që mund të verifikohet pa leximin e plotë të aktit.
Në përfundim, monitorimi tregon se mekanizmat e kontrollit institucional vazhdojnë të funksionojnë dhe po kalojnë drejt formave më komplekse të llogaridhënies. Prioritetet kryesore për përmirësim mbeten: reduktimi i vonesave në publikimin e vendimeve të KPA-së; publikimi i një dispozitivi të standardizuar për çdo vendim dhe shkurtimi i ciklit të procedimeve disiplinore ndërmjet ILD-së, Këshillave dhe kontrollit gjyqësor.
Executive Summary
This report continues the monitoring of institutional mechanisms for safeguarding public integrity and accountability within Albania’s justice system, focusing on the activities of the High Justice Inspector (HJI), the Special Structure against Corruption and Organised Crime (SPAK), and the Special Appeal Chamber (KPA) during April–July 2026, with supplementary data through 19 August 2026. Comparison with the October 2025–March 2026 monitoring period is based on average monthly intensity, allowing for a more accurate assessment of changes between periods.
Overall, the volume of monitored acts decreased by 18.0% in terms of average monthly intensity. However, this decline should not automatically be interpreted as a weakening of institutional activity. The monitoring identifies significant delays in the publication of decisions, changes in the nature of institutional activity, and the concentration of cases within complex investigations. The period therefore reflects primarily a qualitative shift in the model of oversight and accountability, rather than a general slowdown in institutional performance.
SPAK maintained the most stable operational profile, with an intensity decrease of only 5.5%, while the share of subjects sent for trial increased from 83.3% to 94.7%. The main development is a shift from individual corruption cases towards investigations targeting administrative mechanisms and chains of responsibility, particularly in public procurement. A single case accounted for 78.9% of all subjects recorded during the period and revealed a coordinated model of responsibility extending from management level to procurement units and supporting documentation. In parallel, the seizure of assets worth more than EUR 40 million in a case involving public procurement in the information technology sector illustrates the increasing importance of asset-based measures in anti-corruption enforcement.
For the High Justice Inspector (HJI), the most significant development concerns the completion of the disciplinary cycle in the A.K. case, where a request initially rejected by the relevant Council was ultimately accepted following judicial review by the Administrative Court of Appeal. The case demonstrates the functioning of judicial review as an effective corrective mechanism within the disciplinary system and increases the share of HJI proposals that resulted, fully or partially, in disciplinary measures from 33.3% to 66.7%. At the same time, the 294-day period between the initial rejection and the final acceptance highlights the need to reduce procedural delays.
The activity of the Special Appeal Chamber (KPA) has changed substantially in nature. All 23 monitored decisions concerned requests for review of the Chamber’s own final decisions, indicating that the ordinary appellate phase of the transitional re-evaluation process is effectively nearing completion. At the same time, 82.6% of the decisions were accompanied by concurring opinions, suggesting that the jurisprudence concerning the review mechanism is still being consolidated. The report also identifies a significant transparency issue: 22 of the 23 decisions were published approximately two to three months after they were issued, while only 8.7% had an outcome that could be verified without individually reviewing the full decision.
Overall, monitoring indicates that institutional oversight mechanisms remain operational and are moving towards more complex forms of accountability. The main areas requiring improvement are the reduction of delays in the publication of SAC decisions, the introduction of a standardised summary of the operative part of each decision, and the shortening of the disciplinary cycle involving the HJI, the Councils and judicial review.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke realizuar projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së.
Raporti i plotë:
Nga individi te zhinxhiri i pergjegjesise



