• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Parimi (i injoruar) kushtetues dhe sfida për reformë mbi transparencën financiare të partive

7 months ago

Kushtetuta e RSH përcakton parimin «Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike” (neni 9, pika 3). Kushtetuta është miratuar në nëntor 1998, por prej atëherë ende asnjë parti politike nuk e ka zbatuar plotësisht parimin dhe normën kushtetuese. Çështjet e financimit të partive dhe fushatave elektorale janë rregulluar më pas me akte ligjore (Kodi Zgjedhor/Ligji mbi partitë politike), si dhe me më shumë se 16 akte nënligjore nga KQZ dhe institucione të tjera ligjzbatuese. Megjithatë, ende sot partitë politike vijojnë të jenë subjektet e vetme ligjore që vazhdimisht dhe publikisht shkelin Kushtetutën dhe legjislacionin mbi transparencën financiare.

KQZ (de facto, Komisioneri Shtetëror) ka miratuar vendimin 186/tetor 2024 për penalizimin financiar të subjekteve zgjedhore që nuk kanë deklaruar ose kanë deklaruar të dhëna jo konform legjislacionit mbi financimin e tyre në procesin zgjedhor të majit 2023. Shifra që partitë duhet të paguajnë/kthejnë në buxhetin shtetëror është deri dy herë më e lartë sesa buxheti shtetëror për kërkimin shkencor në Shqipëri. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar aktet e KQZ që lidhen edhe me integritetin e partive politike, si dhe aktet e vetë partive.

Të dhënat e tabelës janë vetëm disa nga rastet e masës administrative ndaj partive, të tjera masa ndërlidhen me kandidatët, degët lokale, stafet dhe madje edhe zyrtarët fitues si kryetarë bashkie. “Gjoba” që duhet të paguajnë partitë në të gjithë këta komponentë është deri dy herë më e lartë sesa të dhënat e tabelës. Deri në fazën fundore (detyrimin e partive për të paguar dhe kryerjen e pagesës) ka ende etapa administrative vlerësimi (KAS, Kolegji Zgjedhor, etj), dhe zakonisht në fazën e fundit partitë lobojnë për të miratuar amnisti / faljen e borxhit financiar të partive. Në 80% të rasteve gjatë tranzicionit borxhet e partive ndaj shtetit janë folur në kuadër të “dialogut politik” dhe “reformës zgjedhore”.

Partitë kanë akte rregullatore brenda tyre dhe një prej normave është përcaktimi për transparencë, audit të rregullt, si dhe marrje të përgjegjësisë deri në ndjekje penale për zyrtarët partiakë që kanë shkelur ligjin lidhur me financimin. Dy rastet, shkeljet ligjore në financim/deklarim dhe financimi informal janë arsye për ndërprerjen e karrierës politike për zyrtarët përgjegjës. Këto norma nuk janë zbatuar asnjëherë, por ekzistojnë dhe janë një tjetër tregues i hendekut të madh midis shkrimit formal të rregullave dhe zbatimit praktik të tyre. Për më tepër, nëse analizohen burimet reale të financimit, do të krijohen të dhëna të tjera sensitive lidhur me burimin ligjor / burimet informale, si dhe lidhjet ende të forta të partive politike me krimin e organizuar.

ISP vlerëson se reforma e re e mundshme zgjedhore do të duhet të jetë përfshirëse, duke u fokusuar në Kodin Zgedhor, në ligjin mbi partitë politike dhe një ligj të posaçëm mbi financimin e partive dhe fushatave zgjedhore. Shqipëria ka detyrime në kuadër të Cluster One dhe raporimeve periodike në KE, si dhe reformimi i legjislacionit të mësipërm është edhe parakusht për reforma të tjera përfshirë ato që janë në fokus të komisionit të posaçëm parlamentar antikorrupsion, reforma në administratën publike dhe nisma të tjera kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

 

 

ShareTweet

Të ngjashme

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 
Krimet Zgjedhore

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 50 denoncime dhe 5 sinjalizime në portalin online

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 39 vepra penale për korrupsion aktiv në zgjedhje

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE