• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Raport vlerësues mbi zbatueshmërinë e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

9 hours ago

Ky raport vlerësues hartohet në kuadër të analizës së zbatueshmërisë së Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, me qëllim paraqitjen e gjetjeve dhe rekomandimeve pranë Komisionit Parlamentar për Reformën Administrative Territoriale. Studimi synon të evidentojë nivelin e zbatimit praktik të dispozitave të ligjit, sfidat institucionale, administrative dhe procedurale të hasura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nevojën për përmirësime ligjore dhe institucionale.

Raporti mbështetet në:

  • analizën e dispozitave të Ligjit nr. 139/2015;
  • përgjigjet e pyetësorit të realizuar me 253 përfaqësues të bashkive dhe qytetarë aktivë;
  • intervistat e thelluara me 24 drejtues dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor;
  • ballafaqimin e përgjigjeve nëpërmjet analizës krahasuese të praktikave institucionale;
  • ballafaqimin me dokumentacionin ligjor dhe nënligjor në fuqi.

Nga analiza janë përjashtuar kapitujt e ligjit që lidhen drejtpërdrejt me funksionet e bashkive dhe financat vendore, të cilat do të jenë pjesë e një tjetër vlerësimi. Qasja metodologjike e raportit kombinon analizën sasiore dhe cilësore, duke synuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe formulimin e rekomandimeve të përgjithshme dhe konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe praktikës institucionale.

 

Konkluzioni analitik

Analiza e problematikave të evidentuara në zbatueshmërinë e ligjit tregon se një pjesë relativisht e kufizuar e tyre burojnë drejtpërdrejt nga përmbajtja e Ligjit nr. 139/2015, ndërsa shumica lidhen me mënyrën e zbatimit të dispozitave ekzistuese ose me faktorë të tjerë institucionalë dhe normativë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ligji nuk duhet të ndryshohet. Përkundrazi, procesi aktual i rishikimit të tij përbën një mundësi për të forcuar zbatueshmërinë e dispozitave ekzistuese, duke reduktuar hapësirat për interpretime të ndryshme, duke shndërruar kompetencat fakultative në detyrime të qarta kur kjo është e nevojshme, si dhe duke detyruar harmonizimin e ligjit me legjislacionin sektorial dhe realitetin e krijuar gjatë më shumë se dhjetë viteve të zbatimit të tij.

Rekomandimet për ndërhyrje të mundëshme në përmirësimin e Ligjit 139/2015 jepen në vijim :

Në nivel ligjor, ( ndërhyrje e menjëhershme )

Në këtë kategori përfshihen çështje ku vetë dispozitat ligjore rezultojnë të paplota, të paqarta ose nuk krijojnë mekanizma të mjaftueshëm për funksionimin efektiv të sistemit. Në këtë kategori përfshihen gjithashtu edhe rastet kur dispozitat ligjore janë përgjithësisht të mjaftueshme, por nuk zbatohen në mënyrë të plotë ose uniforme.

Megjithatë, në disa raste, ndryshimi i ligjit mund të krijojë mekanizma më detyrues, duke reduktuar varësinë nga interpretimi ose vullneti institucional.

Rekomandohet:

  • Qartësimi i dispozitave që lidhen me ndarjen e përgjegjësive ndërmjet pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore;
  • Marrëdhëniet ndërqeveritare me fokus në rishikimin e ndarjes së qartë të kompetencave dhe detyrimit për bashkëpunim dhe koordinim si dhe shkëmbim informacioni.
  • Kontrollin e ligjshmërisë me objektiv racionalizimin / qartësimin e sistemit të mbikëqyrjes dhe kontrollit të jashtëm vecanërisht nga institucionet e Qeverisjes Qendrore
  • Krijimi i mekanizmave realë dhe funksionalë që sigurojnë një lidhje më të qartë ndërmjet transferimit të kompetencave dhe mbështetjes dhe burimeve të nevojshme për ushtrimin e tyre;
  • Rishikimi i dispozitave që lidhen me rolin përfaqësues të këshillit bashkiak dhe forcimi i mekanizmave ligjorë që mbështesin rolin mbikëqyrës të Këshillit Bashkiak dhe balancën institucionale ndërmjet organeve të bashkisë;
  • Funksionimin e njësive administrative me objektiv rishikimin e plotë të kuadrit ligjor për funksionimin e njësive administrative, për të garantuar decentralizimin e kompetencave deri në nivelin e NjA, rritjen e rolit të tyre në ofrimin e shërbimeve dhe përfaqësimin e komunitetit;
  • Transparenca dhe konsultimi publik me qëllim përmirësimin e dispozitave që rregullojnë konsultimin publik, transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare, me fokus në garantimin e pjesëmarrjes reale qytetare dhe efektivitetin e tyre praktik;
  • Forcimi i rolit të strukturave komunitare nëpërmjet regullimit më i detajuar ligjor, krijimi i lehtësive për zgjedhjen dhe funksionimin real të strukturave komunitare në qytet dhe në fshat.
  • Integrimi më i plotë i standardeve të performancës institucionale dhe i parimeve të barazisë gjinore në zbatimin e politikave vendore.
  • Reformim i plotë i Këshillit të Qarkut si institucion përgjegjës për planifikimin dhe zhvillimin rajonal

Në nivel nënligjor ( ndërhyrje në një fazë të mëvonëshme)

Në këtë kategori bëjnë pjesë çështje që nuk shkaktohen direkt nga Ligji nr. 139/2015, por ndikojnë drejtpërdrejt në zbatimin e tij.

Rekomandohet:

  • Harmonizimi i Ligjit nr. 139/2015 me legjislacionin sektorial për të shmangur mbivendosjet dhe paqartësitë në ushtrimin e kompetencave;
  • Hartimi dhe miratimi i standardeve minimale kombëtare dhe treguesve për matjen e cdo standarti si dhe hartimi dhe publikimi i raporteve vlerësuese të performancës për cdo shërbim
  • Hartimi i standardeve minimale për transparencën dhe konsultimin publik dhe monitorim i zbatimit të detyrimeve ligjore dhe publikimi i raporteve vjetore të detyrueshme
  • Krijimi i regjistrave elektronikë dhe i lehtësive për ndërmarrjn e nismave vendimmarëse qytetare.
  • Krijimi i mekanizmave që garantojnë stimuj financiarë dhe institucionalë për nxitjen e bashkëpunimit ndërvendor
  • Detyrimi për regjistrim dhe transmetim në kohë reale i mbledhjeve të KB, komisioneve dhe aktiviteteve me interes për publikun si dhe krijimi i modeleve të raportimit të këshillit bashkiak.
  • Forcim i kapaciteteve dhe hartimi i udhëzimeve dhe platformave digjitale për funksionimin e njësive administrative
  • Krijimi i instrumenteve të unifikuara për monitorimin dhe vlerësimin e performancës dhe  zbatimit të detyrimeve ligjore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në nivel institucional, ( ndërhyrje në një fazë të tretë )

Në këtë kategori përfshihen cështje që lidhen me krijimin e mjedisitë të përshtatshëm për zbatimin e Ligjit 139/2015 dhe legjislacionit sektorial, duke shmangur në maksimum rezikun e interpretimeve dhe devijimeve nga zbatimi rigoroz i ligjit.

Rekomandohet:

  • Forcimi i kapaciteteve administrative dhe profesionale të administratës së bashkive nëpërmjet fuqizimit të rolit të Akademinsë së Trajnimit (TALGA).
  • Krijimi i më shumë mundësive për instrumenta dhe partneritet në ofrimin e shërbimeve
  • Mbështetja e këshillave bashkiakë me ekspertizë të pavarur për rritje kapacitetesh dhe fuqizim të rolit monorues
  • Zhvillimi i platformave të përbashkëta të informacionit ndërmjet qeverisjes qendrore dhe vendore, me akses të përbashkët.
  • Krijimi i mekanizmave të vlerësimit periodik të zbatimit të Ligjit nr. 139/2015.

 

Bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e mësipërme si dhe në analizën e shkaqeve të vështirësive dhe pengesave në zbatueshmërinë e ligjit, në vijim jepet matrica e rekomandimeve për ndërhyrje të mundëshme në përmirësimin e Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”sipas neneve objekt i këtij vlerësimi.

Shenim:

Instituti i Studimeve Politike (ISP) realizoi vlerësimin e përputhshmërisë së zbatimit të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, në kuadër të projektit Bashki të Forta (BtF), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas. Mbledhja e të dhënave sasiore përmes pyetësorit me njësitë e vetëqeverisjes vendore është realizuar nga IDRA Research & Consulting. Analiza e të dhënave, interpretimi i gjetjeve, përfundimet dhe rekomandimet e paraqitura në këtë raport janë përgjegjësi vetëm e Institutit të Studimeve Politike (ISP).

Raporti i plote mund te lexohet ketu:

ISP – Assessment Report on Implementation of LG Law

 

ShareTweet

Të ngjashme

ISP: Deklaratë, vlerësime dhe rekomandime mbi protestat dhe situatën në vend
ARKIVI MEDIATIK

ISP: Deklaratë, vlerësime dhe rekomandime mbi protestat dhe situatën në vend

Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)
LAJME NGA ISP

Diskursi politik dhe publik mbi dekriminalizimin & integritetin II (prill-qershor 2026)

30 organizata, përshirë ISP: Letër Kuvendit për cilësinë e ligjbërjes në procesin e integrimit
BASHKËPUNIME

30 organizata, përshirë ISP: Letër Kuvendit për cilësinë e ligjbërjes në procesin e integrimit

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE