Më datë 29.12.2008 me ligjin Nr 10.019, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë pësoi ndryshime të rëndësishme. Në një marrëveshje jotransparente u sanksionua me ligj mënyra e të zgjedhurit të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë nuk kishte fare rëndësi sesa vota merrte një kandidat për deputet, rëndësi kishte sesa ishte numri rendor që do të kishte në listën e partisë që përfaqësonte. Nëse kandidati merrte fare pak vota ai mund të zgjidhej deputet po të ishte në listë në vendet e para. Po jap dy shembuj nga PD-ja dhe një nga PS-ja sesi në parlament janë deputetë individë që kanë marrë shumë më pak vota se kolegët e tyre por që sot gëzojnë mandatin e deputetit në bazë të një ligji absurd, të qëllimshëm, që vret demokracinë shqiptare tash 15 vjet.
Vlorë (PD)
- Arbi Agalliu 1484 Mandatuar
- Vangjel Dule 848 Mandatuar
- Gezim Ademaj 3274 Jo
- Jolio Dine 2117 Jo
- Nadire Meçorrapaj 1608 Jo
- Vangjel Anagnosti 1600 Jo
Korçë (PS)
- Emselvere Zake 3080 Mandatuar
- Olta xhaçka 4795 Mandatuar
- Bledi Çomo 5788 Jo
- Arjan Jaupllari 5164 Jo
Janë 16 deputetë nga PD-ja dhe 18 nga PS-ja që sipas votave nuk meritojnë të jenë në parlament pasi janë me dhjetëra ata që kanë një numër më të lartë votash dhe e meritojnë përfaqësimin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 u “ndryshua” ligji dhe u shtua një nen se ai që kishte mbi dhjetë mijë vota mund të zgjidhej. Nëqoftëse kishe 9999 vota dhe kandidati i listës vetëm 600 vota, por me numër rendor të listës më afër, zgjidhej ai i listës, sic edhe ndodhi….
Klikoni këtu për artikullin e plotë: https://telegraf.al/
Ky artikull bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, realizuar nga ISP, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta përmes programit MATRA.


