ISP mirëpriti sot tre fituesit e konkursit të ese-ve “Pikëpamja e të rinjve mbi partitë politike dhe roli i tyre në promovimin e demokracisë në vend”, organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Juria e përbërë nga ekspertë të ISP në fushën e shkencave sociale, politike dhe juridike, i vlerësoi dhe i klasifikoi të gjitha punimet bazuar në temën e përzgjedhur, metodologjinë e ndjekur, cilësinë e shkrimit dhe parashtrimit të argumenteve, aftësinë për hulumtim dhe për gjetje apo rekomandime përmirësuese. Sipas thirrjes, të gjithë pjesëmarrësit në konkurs u njoftuan për vlerësimet finale, si dhe u ftuan të publikojnë përmbledhje të punimeve të tyre në faqen e ISP.
Në përfundim të vlerësimit, juria e konkursit shpall fitues:
Adrian Zalla, diplomuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në UT, fitues me ese-në “Partitë politike duhet të praktikojnë atë që predikojnë, ky është çelësi…”
Vasilika Laska, diplomuar në shkenca politike në UET, fituese me ese-në “Përse partitë e reja politike gjejnë vështirësi për të patur sukses në sistemin politik shqiptar?”.
Herlina Muça, diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në UT, fituese me ese-në “Roli i financimit në fushatën zgjedhore: ende një kosto për Shqipërinë drejt BE-së?”.
ISP falënderon dhe vlerëson të gjithë të rinjtë që iu përgjigjen kësaj thirrjeje me punimet e tyre, duke e parë kontributin e tyre edhe si një tregues maturie dhe profesionalizmi nga një brez gjithnjë dhe më kërkues, më cilësor dhe më të fokusuar në sfidat prioritare të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Thirrja për ese konkurruese e ISP u bë në kuadër të projektit ‘’Unë marr pjesë, zëri im, vota ime vlen!’’ të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, të cilin ISP po e zbaton në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KSHH) dhe Civil Rights Defenders (CRD).
Punimet fituese mund të lexohen këtu:
Punimi i parë: Vasilika Laska – Ese mbi partite e reja politike dhe problematika ne sistemin politik
Punimi i dytë: Herlina Muça – Roli i financimit në fushatën zgjedhore një kosto për Shqipërinë drejt BE
Punimi i tretë: Adrian Zalla – Partite politike duhet te praktikojne ate qe predikojne