Projekti: “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike” 2024-2025
Institutin e Studimeve Politike (ISP), do të implementojë projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike” 2024-2025, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.
Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një eksperti të jashtëm që do të identifikojë dhe analizojë ndikimin e grupeve kriminale në procesin parazgjedhor 2025 dhe në procesin zgjedhor të zgjedhjeve në partitë politike (partitë parlamentare), në media, stafet zgjedhore, si dhe adresimi i rasteve problematike në lidhje me standardin e integritetit dhe dekriminalizimit.
Për thirrjen e plotë dhe Termat e Referencës ju lutem klikoni këtu:
ToR Kerkese per oferte- Ekspert i jashtem zgjedhjet & partite