Në kuadër të Programit Antikorrupsion –Program i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën , që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), Instituti i Studimeve Politike (ISP) do të zbatojë projektin: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”.
Për implementimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti, ISP-së i lind nevoja për te lëvizur dhe qarkulluar me mjet transportues , ndaj ISP është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari transporti -lëvizje me taxi.
Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtete mëposhtme:
- Të jenë të regjistruara pranë QKB
- Të ofrojnë shërbimin e lëvizjes me taxi
- Vendndodhja: Tiranë
janë të ftuar të dorëzojnë ofertat e tyre me zarf ose ne adreswn tonë tw e-mailit: [email protected], sipas specifikimeve të mëposhtme:
- Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Instituti i Studimeve Politike
Adresa: Rr “Luigj Gurakuqi”, Shk. A, P.89 K.3, Ap 16, Tiranë
Tel: +355 69 637 9699
E-mail: [email protected],
Faqja e Internetit: www.isp.com.al
- Lloji i procedurës: E hapur – me postë ose me mjete elektronike
Objekti i prokurimit: – Transport -lëvizje me taxi.
- Te kete disponibilitet dhe koha e pritjes se taksise te jete e vogel
- Te ofroje sherbim brenda dhe jashte Tiranes ne qytete te tjera te Shqiperise.
- Koha e levizjes te jete e matshme me taximeter dhe me kupon tatimor.
- Fondi limit: 1300 Euro (përfshirë tvsh-në )
- Oferta duhet të jetë në Lekë shqiptare, cmimi për njësi në propozim duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë dhe cmimi të jetë i vlefshëm për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
- Afati kohor për lidhjen e kontratës: 10 ditë nga data e shpalljes së fituesit. Pagesa do të kryhet cdo muaj pas pranimit të faturës tatimore, shoqeruar nga kartela e levizjes . nëpërmjet transfertës bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash.
- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 25.02.2019, ora 14:00, në adresën e email-it ose pranë zyrave të ISP-së.
- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 26.02.2019, ora 14:00, tek zyrat e ISP-së.