Instituti i Studimeve Politike (ISP) organizoi sot një forum diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësues të Kuvendit, të shoqërisë civile, të medias dhe të stafit të ekspertëve të ISP. Aktiviteti u bë në kuadër të nismës së ISP për monitorimin e Kuvendit gjatë periudhës COVID-19 në periudhën 15 mars – 31 korrik 2020.
Gjatë takimit u diskutua mbi raportin monitorues të ISP mbi aktivitetin parlamentar gjatë periudhës mars-maj 2020. Praktika e aktivitetit parlamentar nën COVID-19 përbën një risi dhe sfidë në jetën parlamentare. Raporti bashkëngjitur ofron një analizë profesionale të të gjithë aspekteve, anëve pozitive dhe kritike, si dhe pritshmërive të ardhshme, duke ofruar edhe rekomandime përkatëse.
Të përfshirë në debat, zv/kryetarja e Kuvendit znj. Vasilika Hysi, Sekretari i Përgjithshëm z. Genc Gjonçaj, drejtuesja e Sekretariatit për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit znj . Vilma Bello, drejtore e NDI Albania znj. Ana Kovacevic-Kadovic, drejtore ekzekutive e KSHH znj. Erida Skëndaj, gazetarët znj. Esiona Konomi dhe z.Juxhin Mustafaraj, etj, diskutuan mbi aspekte konkrete të bilancit të deritanishëm të Kuvendit, vendimet legjislative, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, probleme të respektimit të standardeve të transparencës, të konsultimit dhe të llogaridhënies, si dhe mbi aspekte të tjera të bashkëpunimit midis shoqërisë civile, medias dhe parlamentit.
Nisma e ISP është mbështetur financiarisht nga Ndihma Amerikane për Demokraci NED (National Endoëment for Democracy) në kuadër të programit rajonal “Southeastern Europe Regional: Strengthening the institucional integrity and independence of Western Balkan legislatures”, i asistuar nga NDI (National Democratic Institute for International Affairs) në Tiranë.
Raporti i plotë i ISP mund të lexohet / shkarkohet këtu:
KUVENDI I SHQIPËRISË MASAT LIGJORE DHE ZHVILLIMI I AKTIVITETIT NË PERIUDHËN E COVID -19