Institutin e Studimeve Politike (ISP), do të implementojë projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider, si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.
Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një eksperti të jashtëm për hartimin e një broshure informuese lidhur me integritetin e kandidateve ne zgjedhje.
Per thirrjen e plotë dhe Termat e References ju lutem klikoni këtu: