ZHVILLIMI I KAPACITETEVE, BASHKËPUNIMIT DHE KULTURËS SË MBIKËQYRJES SË SEKTORIT TË SIGURISË NË SHQIPËRI
PERIUDHA: SHTATOR 2019 – SHTATOR 2022
FINANCUES: QEVERIA E HOLANDËS, QËNDRA EUROPIANE E STUDIMEVE MBI SIGURINË (CESS).
Në partneritet me IDM dhe organizata rajonale në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, ISP është pjesë e projektit DECOS që do të zbatohet nga CESS gjatë periudhës 2019-2022. Projekti synon të fuqizojë parlamentet, organizata e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë dhe rolin e tyre në mbikëqyrjen demokratike të sektorit ë sigurisë. Kjo do të arrihet duke ngritur kapacitetet, duke rritur bashkëpunimin dhe duke krijuar një kulturë, të mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore. Projekti DECOS financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës dhe është projekt që do të zgjas tri vite. Projekti DECOS është i përbërë nga dy pjesë; pjesa e ndërtimit të kapaciteteve dhe pjesa për hulumtime.