• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit

9 hours ago

Standardi i dekriminalizimit në politikë dhe përfaqësim, në jetën institucionale dhe publike është një standard kushtetues, ligjor, etik dhe integriteti. Ligji 138/2015 ka për synim primar mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të institucioneve të zgjedhur/emëruar apo çdo entitet tjetër ekonomik shtetëror, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje nga subjektet e papajtueshme me dekriminalizimin. Partitë politike janë subjekte të rëndësishme dhe kanë rol thelbësor në jetësimin e demokracisë, por edhe përgjegjësi në drejtim të kulturës politike, demokratike, ligjore dhe qytetare. Në funksion të ligjit 138/2015 partitë politike, përfshirë Partia Socialiste (PS) ka miratuar ndryshime në status, kode etike dhe rregulla të integritetit. Ato konfirmojnë parimet e integritetit dhe premtojnë standarde të larta në jetësimin e tyre.

Në kontrast të thellë me ligjin 138/2015 dhe me dokumentet statusore dhe etike në PS, si dhe me parimet e integritetit, përmes një ceremonie publike të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, kjo parti, në emër të kryetarit/kryeministrit Rama ka nderuar ish-deputetin J. Ç., i dënuar gjatë viteve të fundit nga GJKKO për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Motivacioni lidhet për përkushtimin dhe kontributin e tyre pjesë e rrugëtimit, forcimit dhe vlerave të PS”. Kodi Etik i PS i përjashton raste të tilla si modele vlerash dhe nderimi.

Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë që monitoron standardet e integritetit dhe jetësimin e dekriminalizimit edhe në partitë politike shpreh keqardhjen që partia kryesore politike në vend përmes akteve të tilla ka injoruar parimet ligjore dhe etike dhe ka dhënë një shembull negativ të promovimit dhe nderimit të zyrtarëve me rekorde të dukshme penale. Subjekti është dënuar nga dy nivelet e gjykatave dhe ka kryer tashmë dënimin, duke ndërprerë edhe mandatin parlamentar. Kjo është arsye e mjaftueshme për një parti që të respektojë parimet e dekriminalizimit dhe integritetit dhe të dëshmojë se asnjë interes tjetër afatshkurtër nuk është më i rëndësishëm sesa interesi për shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale, besimin publik tek institucionet dhe respektimin integral të ligjeve.

Me këtë rast, ISP apelon forcën politike përgjegjëse dhe tillullarët përkatës me funksione drejtuese shtetërore të anulojnë nderime për subjekte të ndaluara nga dekriminalizimi, të evitojnë përsëritjen e rasteve të tilla minuese ndaj procesit të integritetit dhe dekriminalizimit, si dhe me vullnet të qartë politik dhe institucional të ndjekin praktika etike të njëjta si edhe forcat politike anëtare të PES/EPP të vendeve anëtare në BE.

 

Instituti i Studimeve Politike (ISP kryen monitorimin e integritetit dhe dekriminalizimit përmes nismës “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, të cilin po e jetëson mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së

 

 

ShareTweet

Të ngjashme

Zgjedhjet në PD 1991-2026: Një histori votimesh/zgjedhjesh dhe sfida reale e partive
ANALIZA

Zgjedhjet në PD 1991-2026: Një histori votimesh/zgjedhjesh dhe sfida reale e partive

Forum: Me të rinjtë në Peshkopi mbi standardet e integritetit për zyrtarët e lartë
AKTIVITETE

Forum: Me të rinjtë në Peshkopi mbi standardet e integritetit për zyrtarët e lartë

Dekriminalizimi: Mbi raportin vjetor të PP – Bilanci, problematika dhe rekomandime nga monitorimi
ANALIZA

Dekriminalizimi: Mbi raportin vjetor të PP – Bilanci, problematika dhe rekomandime nga monitorimi

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE