Ju kujtohet? Bashkia Shkodër dhe Vorë po shkojnë në zgjedhje të parakohshme se kryetarët e zgjedhur më 2019 dhanë dorëheqje për shkak të dekriminalizimit. Pas 3 vitesh 11 subjekte elektorale janë regjistruar për zgjedhjet e 6 marsit. Ligji 138/2015, neni 7 u njeh të drejtën partive politike për të bërë kërkesën për verifikim paraprak për kandidatura në zgjedhje apo organe kushtetuese apo të krijuara me ligj. Kjo kërkesë bëhet edhe jashtë periudhës zgjedhore.
Të dhënat e ISP tregojnë se partitë politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë shpallur kandidatë për kryetarë bashkie pa ushtruar ende të drejtën e verifikimit. Në Shkodër zgjedhjet janë provokuar për shkak të humbjes së mandatit nga dekriminalizimi. Verifikimi i hershëm do të kishte evituar situata të tilla.
Zgjidhja? Partitë duhet të mbajnë premtimin e tyre, por edhe të përmbushin detyrimin dhe të drejtën ligjore për verifikim të hershëm të kandidatëve për kryetarë bashkie. Këshillat e Etikës në partitë politike duhet të shprehen përpara se kandidatët të regjistrohen në KZAZ. Qytetarët duhet të votojnë kandidatë me integritet.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke jetësuar projektin “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetut nga NED (National Endowment for Democracy)