• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

FAZA E PARË E VETINGUT NË DREJTËSI: BILANCI (PRILL 2018)

7 years ago

ISP është duke monitoruar ecurinë e procesit të vetingut dhe reformës në drejtësi. Zyrtarët e lartë politikë flasin për rezultate kontradiktore, një palë akuzon vetingun si spastrim politik, pala tjetër thotë se është bërë vlerësimi i shumicës së trupës gjyqësore dhe të prokurorëve për institucionet kryesore të drejtësisë. Të dhënat e ISP dhe që janë edhe të dhënat zyrtare të bilancit të deritanishëm të vetingut janë reale dhe përgjigje për secilën palë: nga të dhënat, 10 prokurorë, gjyqtarë e ndihmës gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen, dy prej të cilëve për arsye të moshës në prag të pensionit. Vetëm pesë raste janë shqyrtuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nga të cilët vetëm 1 gjyqtare e ka kaluar me sukses testin e vetingut; 1 është në proces vlerësimi dhe 3 janë rrëzuar. Të gjitha rastet e rrëzimit lidhen me njërin prej tre komponentëve të vlerësimit, – pasurinë financiare, ndërkohë që nuk ka ende ndonjë emër të vlerësuar negativisht për dy komponentët e tjerë, – integriteti dhe profesionalizmi.

Ecuria e procesit të vetingut është pozitive, por e ngadaltë, – çdo dosje merr mesatarisht 7 ditë kohë, dhe për pasojë, mbi 80 dosjet prioritare nëse vijojnë me këtë ritëm do të marrin më shumë se 1./5 vjet kohë kalendarike. Vlen gjithashtu të theksohet fakti se një pjesë e gjyqtarëve e prokurorëve të rrëzuar do ta apelojnë vendimin ndaj tyre, duke kërkuar kohë tjetër paralele vlerësimi. Për pasojë, strukturat e KLGJ, KLP, KED dhe më pas strukturat që pasojnë vendimmarrjen e tyre, GJK, GJK, SPAK, etj, mbeten ende larg pritshmërive dhe prognozave optimiste. Për të bërë një vlerësim të procesit në qershor, kur edhe Gjermania, Franca e Holanda do të japin votën e tyre në përgjigje të aplikimit të Shqipërisë, – do të duhet të ketë përfunduar procesi i vetingut për strukturat kryesore të drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kandidatët për SPAK dhe për gjyqtar në Strasburg. Kjo mund të arrihet vetëm nëse KPK punon me katër komisione paralele, siç edhe është pritshmëria ndaj tij, – dhe nëse një pjesë e madhe e kandidatëve rezultojnë pozitiv në vlerësim.

Përgjegjësia e ecurisë së vetingut është direkt e strukturave të reja të tij, KPK dhe KPA, por indirekt edhe e strukturave të tjera, përfshirë ato legjislative e ekzekutive. Kuvendi ende nuk ka ngritur strukturën monitoruese dhe koordinuese të procesit të reformës në drejtësi, kurse ekzekutivi vonoi për një periudhë të gjatë pajisjen me mjedise pune, mjete financiare e personel, strukturat e vetingut. Nga ana tjetër, presionet politike direkt dhe indirekte, të ardhura edhe përmes deklarimeve politike apriori pro e kundër, kanë pasur dhe vijojnë të kenë ndikim negativ në ecurinë, besueshmërinë dhe shpejtësinë e procesit kompleks të reformës në drejtësi.

Stafi i ISP

ShareTweet

Të ngjashme

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90
AKTIVITETE

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim
AKTIVITETE

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE