• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Tryezë debati me Kuvendin, ILD, PP dhe AP mbi gjetjet e monitorimit dhe rekomandimet për procesin raportues

11 months ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) organizoi tryezën “Standardet dhe praktikat e procesit raportues në Kuvendin e RSH”, me fokus disa nga institucionet kryesore të drejtësisë: Prokuroria e Përgjithshme (PP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), dhe Avokati i Popullit (AP).

Aktiviteti u përshëndet nga drejtuesi i ISP Afrim Krasniqi dhe drejtore e zyrës së WFD në Shqipëri Valbona Kuko. Eksperti Viktor Gumi, paraqiti disa opinione lidhur me parimet dhe problematikat e jetësimit të mbikëqyrjes parlamentare, shoqëruar me rekomandime konkrete për përmirësim.

Në emër të Kuvendit, kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka, si dhe disa nga këshilltarët e  Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, shprehën pikëpamje konkrete, propozime dhe vlerësime, duke theksuar rëndësinë e një roli aktiv të parlamentit në procesin mbikëqyrës, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë lidhur me këto problematika. Zonja Bushka vlerësoi edhe raportet e ISP, rekomandimet e ofruara dhe në mënyrë konstruktive sugjeroi masa e mekanizma konkrete për adresimin e tyre.

Në emër të institucioneve të pavarura shprehën opinionet e tyre mbi gjetjet e monitorimit të kryer nga ISP, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, drejtori i drejtorisë së koordinimit institucional në Prokurorinë e Përgjithshme Kostaq Beluri, si dhe Isida Koka, këshilltare në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në debat kontribuuan edhe përfaqësues nga shoqëria civile, si Erjon Tase (ASP), etj.

Thelbi i debatit të moderuar nga eksperti Lutfi Dervishi lidhej me gjetjet aktuale të monitorimit të kryer nga ISP dhe standardet ligjore dhe ato të synuara lidhur me jetësimin e një procesi sa më transparent, gjithëpërfshirës, efektiv dhe llogaridhënës në korelacionin midis institucioneve të pavarura që paraqesin raporte vjetore në Kuvend dhe këtij të fundit.

Si ushtrohet procesi mbikëqyrës i parlamentit ndaj institucioneve të pavarura? Cilat janë gjetjet dhe problematikat kryesore lidhur me raportimet vjetore në Kuvend? Cili është roli i deputetëve dhe komisioneve në procesin e raportimeve? Cilat janë vlerësimet mbi procesin raportues të PP, AV dhe ILD? Cilat janë ndryshimet pozitive dhe gjetjet kritike të raportimeve 2024 në raport me vitin 2023? Sa respektohen standardet e transparencës dhe llogaridhënies në procesin raportues? Cili është bilanci i jetësimit të rekomandimet të parlamentit 2023? Cili është bilanci i jetësimit të kërkesave të vetë institucioneve ndaj parlamentit 2023? Cilat janë nevojat për përmirësime në aktet rregullatore të Kuvendit? Cilat janë rekomandimet kryesore për efikasitetin e procesin mbikëqyrës? Cilat janë problematikat lidhur me fushat e përgjegjësisë së institucioneve dhe problemet e bashkëpunimit/koordinimit institucional?

Këto e të tjera tematika ishin pjesë e tryezës së organizuar nga Instituti i Studimeve Politike në kundër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili po realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD) me mbështetjen financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

ISP po monitoron procesin raportues, ushtrimin e funksionit mbikëqyrës dhe funksionin zgjedhor të parlamentit, si dhe sipas praktikave të mëparshme, gjetjet kryesore do të jenë publike në formën e raporteve adresuar deputetëve, Kuvendit, institucioneve të përfshira dhe rrjetit të shoqërisë civile.

     

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90
AKTIVITETE

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE