Sistemi i votimit proporcional, si ne zgjedhjet lokale ashtu edhe ne zgjedhjet parlamentare rezultoi me pozitiv për përfaqësimin e grave ne parlament dhe ne këshillat bashkiake, por ne sistemin mazhoritar (votimi për kryetar bashkie) numri i grave konkurruese ishte ne përqindje shume me i vogël sesa kuota 30% e përcaktuar si standard minimal përfaqësimi. Ndryshimet ligjore me ndikim ne Kodin Zgjedhor ishin me 2008, me përcaktimin e kuotës gjinore 30% te kandidimit ne zgjedhjet parlamentare, si dhe ne prag te zgjedhjeve lokale 2015 me zbatimin e kuotës gjinore 50% ne listat e kandidimit dhe te zgjedhjes ne këshillat bashkiake. Kjo përvojë pozitive e ndryshimit përmes ligjit e ben emergjente shqyrtimin e mundësisë per aplikimin e kuotës gjinore te detyruar edhe ne zgjedhjen e deputeteve ne zgjedhjet parlamentare.
Me 2017 për here te pare ne historinë e tranzicionit gratë dhe vajzat kane 28% te vendeve ne parlament. Për here te pare ne historinë e Shqipërisë kemi numrin me te larte te grave ministre (10 nga 20 ministra ne qeverinë me prurje teknike dhe 7 nga 14 ministra ne qeverinë e re 2017). Janë zgjedhur
39 gra deputete, 22 prej te cilave per here te pare si përfaqësuese ne parlament. Ky përfaqësim eshte një arritje e rëndësishme e grupeve lobuese politike e civile per kuote perfaqesimi 30% ne parlament dhe një reference frymëzuese per qendrueshmerine dhe rritjen e përfaqësimit te barabarte te grave ne te gjitha sferat e politikes vendimmarrëse.
Gjate legjislaturës 2013-2017, rritja e numrit te grave deputete erdhi me shume si pasoje e detyrimit ne Kodin Zgjedhor per zëvendësimin e mandateve me gjininë me pak te përfaqësuar sesa përmes fitores direkt te mandateve. Konkretisht, nga 36 mandate parlamentare te ndryshuara gjate kësaj legjislature, 17 mandate i kaluan grave deputete te listës, shifër shume me e larte sesa numri i grave qe u zgjodhën direkt nga mandatet e fituara ne shtator 2013.
Ne legjislaturën e sapo filluar 2017-2021 nuk u zbatua ndarja e mandatave minister – deputet, duke provuar tezen se aplikimi pozitiv i dispozites perkatese te Kodit Zgjedhor mund te mos kete rezultate te njejta nuk ka dorëzime te mandateve, ndaj nuk perben garanci te qendrueshme per zgjedhjet e ardhshme
Ne fillim te legjislaturës 2013-2017 Lezha kishte shifrën me te larte te grave deputete, 42% ose 3 nga 7 deputetet, por gjate legjislaturës ndodhen ndryshime ne përbërjen parlamentare. Ne vitin e fundit, qarku i Shkodres kryesoi përfaqësimin me 36,63% ose 4 gra nga 11 deputete, ndjekur nga Elbasani e Lezha me 28%, përkatësisht me 4 nga 14 dhe 2 nga 7 deputete. Me pas vijojne qarqet Berat, Korce, Kukes e Vlore me nga 25%. Rrethet me përfaqësim me te ulet ishin Durresi me 23% ose 3 nga 13 deputete, pasuar nga Tirana me 21,87% ose 7 nga 32 deputete, dhe Dibra me 16,66% ose 1 nga 6 deputete. Qarku i vetem pa asnje deputete ne parlament ishte Gjirokastra, e perfaqesuar vetem nga pese deputete.
Te dhënat e fundvitit 2016 shprehin ndryshimet e ndodhura ne disa qarqe, ku zevendesimi i deputeteve dhe lëvizjet ne parlament sollen ndryshime edhe ne raportin e përfaqësimit gjinor. Qarqet me rritjen me te madhe ne përqindje ishin Kukesi me 25%, 21,4% Elbasani, 15,6 Dibra, 12,5% Berati etj. Kurse qarku i vetëm qe pesoi ndryshim negativ ishte Lezha, e cila pesoi renie nga 42% me 2013 ne 28% me 2016 dhe fillimin e vitit 2017.
RAPORTIN E PLOTE E LEXONI/ SHKARKONI NE LINKUN ME POSHTE:
STANDARDET E PERFAQESIMIT NE PARTITE POLITIKE 2017