In 2015, the Assembly of Albania approved Law 138/2015, popularly known as the decriminalization law. The purpose of the law is to protect democratic institutions by underpinning the integrity of all officials elected, appointed or exercising public functions.
Since 5 years from entering into force, the (statistical) balance of the decriminalization law is positive.
There is a downward trend regarding the involvement in public decision-making of individuals with criminal record, yet the prevention system remains fragile.
The legal framework on decriminalization should be further improved and actually enforced by prioritizing preventive measures and increasing transparency by all institutions.
Political parties play an essential role in the full implementation of decriminalization principles. They need to apply ethical standards and ensure integrity within their own structures. Political parties need to take responsibility, and promote clean candidates and officials in election campaigns and in government positions.
A merit-based promotion system should build on the data administered by a functional state-run database for human resource management, based on the principles of integrity, capability and professionalism.
The democratic standard “clean politics and clean officials” remains a challenge still to be met for a functioning democracy, rule of law, fair representation in decision-making and good governance.
Time for clean politicians!
Time for integrity, transparency and accountability!
—————————————————————
Në vitin 2015 parlamenti miratoi ligjin 138/2015, i njohur si “ligji i dekriminalizimit”. Qëllimi i ligjit është mbrojtja e institucioneve demokratike përmes garantimit të integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
Gjatë 5 viteve të funksionimit të tij bilanci (statistikor) i ligjit të dekriminalizimit është pozitiv. Kurba e përfshirjes në vendimmarrje të individëve me të shkruar kriminale është në rënie, por sistemi i parandalimit mbetet ende i brishtë. Partitë politike kanë rol thelbësor në jetësimin integral të parimeve të dekriminalizimit. Ato mund e duhet të aplikojnë standarde etike dhe integriteti brenda vetë strukturave të tyre, të marrin përgjegjësi dhe të promovojnë kandidatë e zyrtarë të pastër në fushata elektorale dhe në qeverisjen e vendit. Sistemi i meritës dhe promovimit duhet mbështetur nga një database të qëndrueshme shtetërore të burimeve njerëzore të bazuar tek integriteti, aftësia dhe kualifikimi.
Standardi “për politikë dhe zyrtarë të pastër” mbetet sfidë për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, përfaqësimin cilësor në vendimmarrje dhe mirëqeverisjen e vendit.
Koha për politikanë të pastër! Koha për integritet, transparencë dhe llogaridhënie!
Projekti “Jetësimi cilësor i dekriminalizimit: Për politikë dhe zyrtarë të pastër” 2019-2022 realizohet nga Instituti i Studimeve Politike www.isp.com.al me mbështetjen e Programit MATRA të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Në funksion të projektit është realizuar aplikacioni online http://dekriminalizimi.isp.com.al/ ku reflektohen të dhënat e vazhdueshme të monitorimit.