• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

NË SHQIPËRI MBI 5.6 MIJË EMIGRANTË, 58% KËRKUAN AZIL MË 2018

7 years ago

Ministria e Brendshme i është përgjigjur zyrtarisht interesit të ISP mbi numrin e emigrantëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë 2018 (janar – tetor) dhe të atyre që kanë kërkuar azil në Shqipëri. Shifrat dhe analiza e të dhënave janë pjesë e një harte emigrimi në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i saj në problematikën e emigrimit evropian, – ku ISP vijon të jetë partner. Gjatë vitit 2018 ka pasur disa raporte zyrtare dhe qëndrime politike midis vendeve të BE, kryesisht në shtetet e mëdha, si dhe raporte meditike paralajmëruese mbi mundësinë e një vale të re emigrimi përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Vetëm në mediet gjermane, franceze, austriake, etj, gjenden më shumë se 10 artikuj e raportime të rëndësishme mbi këtë skenar të mundshëm, ku citohet edhe Shqipëria.

Të dhënat zyrtare mbështeten në numrin e individëve që kanë hyrë përmes kalimeve kufitare ose që janë ndaluar nga organet e rendit në vende të ndryshme, edhe përmes hyrjeve ilegale, ndërkohë që numri real i të huajve që kanë zgjedhur  territorin shqiptar si kanal emigrimi është shumë më i madh sesa shifrat zyrtare. Të dhëna të mbledhura në Malin e Zi ose vende të tjera të rajonit, mbi rastet e individëve të ndaluar ose hetuar që kanë kaluar edhe përmes territorit shqiptar në rrugë informale, janë shumë më të mëdha. Gjithsesi, në kohën e krizës së madhe të emigracionit dhe valëve të emigrimit nga vendet e tjera, Shqipëria nuk do të mund të ishte pasive dhe se vetë pozita gjeografike, brishtësia e shtetit të së drejtës etj, janë favorizuese për kalim përmes Shqipërisë ose emigrim të përkohshëm për në Shqipëri. Në rastin e kalimit transit të huajt përfitojnë nga lidhjet e ndryshme me grupe kriminale që organizojnë kalime të tilla, kurse në rastin e vendimit për të aplikuar për azil në Shqipëri, tregues mbështetës janë përvoja pozitive në trajtimin e të huajve emigrantë nga ana e shtetit shqiptar, por edhe mundësia e një emigrimi të mëvonshëm duke përfituar nga lidhjet e krijuara gjatë qëndrimit brenda vendit.

Në të dhënat e paraqitura sipas muajve muaji gusht ka pasur numrin më të madh të emigrantëve të ardhur në Shqipëri, tregues i përfitimit të kësaj dukurie përmes flukseve turistike dhe faktit se Shqipëria për periudhën e pushimeve verore ofron lehtësi për shtetas të një numri të madh vendesh. Të dhënat se rreth 5617 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri nga muaji janar 2018, prej të cilëve rreth 3.3 mijë ose 58% e tyre kanë kërkuar azil në Shqipëri, – janë tregues se megjithatë Shqipëria do të përballet sot e në të ardhmen e afërt me prurje të reja nga emigracioni nga vendet në krizë drejt Perëndimit dhe se sfida për përballimin e këtij realiteti të ri është afatgjatë dhe komplekse. Megjithatë Shqipëria, në kuadër evropian, rezulton edhe prej këtyre shifrave se ka dhënë kontribute modeste për të parandaluar valën e emigrimit drejt Evropës dhe se po mban përgjegjësi, – në disa aspekte sociale, – në maksimumin e kapaciteteve të saj.

Debatet mbi mundësinë që Shqipëria të ofrojë më shumë shërbime dhe mundësi, qoftë përmes krijimit të qendrave të përkohshme apo formave të tjera të njohura në raste të tilla, ashtu edhe ato për nevojën e vendit për tërheqjen e të huajve për shkak të rënies së numrit të popullsisë, – rezultojnë se janë të parakohshme, jo reale, të motivuara nga interesa të tjera nga ato shtetërore dhe nuk kanë përputhshmërinë e duhur me interesat afatshkurta dhe afatgjata të shtetit dhe të shoqërisë. Të tilla janë edhe tezat se Shqipëria ka kapacitete integruese për të huajt apo se shqiptarët janë të hapur ndaj emigrimit. Vetë Shqipëria vijon të jetë një vend i prirur drejt emigrimit, dhe si i tillë, nuk mund të jetë njëherësh edhe vend migrator apo në periudhë afatgjatë,  stacioni i fundit i emigrimit të të huajve drejt Evropës.

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90
AKTIVITETE

Forum me nxënës të “Ernest Koliqi”: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE