• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

SPAK 2025 – Progres dhe problematika lidhur / zyrtarët e zgjedhur & emëruar

1 week ago

Gjetjet e raportit konfirmojnë se Shqipëria ka kaluar nga faza e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë në një fazë më të avancuar, ku llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur dhe funksionarëve të lartë është bërë më e dukshme dhe e matshme. Rritja e hetimeve për korrupsion, përfshirja më e madhe e zyrtarëve të nivelit të lartë në proces penal dhe orientimi drejt çështjeve më komplekse tregojnë se SPAK ka filluar të ndërtojë një praktikë të qëndrueshme ndëshkuese. Në terminologjinë e Bashkimit Europian, ky zhvillim përfaqëson krijimin e një “track record” – një histori e verifikueshme rezultatesh në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

 

Megjithatë, analiza e ISP vlerëson se ky progres, megjithëse i rëndësishëm, mbetet ende në fazën e konsolidimit. Standardet e BE-së kërkojnë që ndjekja penale të jetë jo vetëm e pranishme, por edhe sistemike, e barabartë dhe e parashikueshme në kohë. Në këtë drejtim, raporti i SPAK reflekton një tranzicion të papërfunduar: nga prodhimi i rezultateve drejt ndërtimit të një standardi të qëndrueshëm institucional.

 

Zhvillimet pozitive përfshijnë rritjen e qasjes proaktive në hetime, ku SPAK po mbështetet gjithnjë e më shumë në analiza të brendshme dhe inteligjencë financiare, si dhe forcimin e hetimeve financiare dhe sekuestrimit të pasurive, në përputhje me parimin “follow the money”. Këto janë elemente thelbësore të praktikave europiane dhe tregojnë një orientim të qartë drejt modeleve më të avancuara të luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, disa kufizime strukturore mbeten evidente. Hendeku midis sekuestrimit dhe konfiskimit përfundimtar të pasurive kufizon efektin ekonomik të ndëshkimit, ndërsa trajtimi i krimeve zgjedhore mbetet ende i pa-standardizuar dhe pa një efekt të qëndrueshëm parandalues. Po ashtu, sfidat që lidhen me kapacitetet institucionale, ngarkesën e punës dhe nevojën për specializim më të thelluar tregojnë se sistemi është ende në proces maturimi. Në këtë kuptim, përfundimi kryesor i analizës është se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të reformës në drejtësi, atë të rezultateve, por ende nuk ka arritur fazën e standardit të konsoliduar europian. Sfida nuk qëndron më në ekzistencën e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, por në garantimin që këto hetime të jenë të qëndrueshme, të barabarta dhe të shoqëruara me ndëshkim ekonomik real dhe efekt parandalues afatgjatë. Kalimi nga “progres i dukshëm” në “standard i BE-së” kërkon pikërisht këtë transformim.

 

Gjetjet kryesore

  • Rritje e hetimeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, me dërgim në gjykatë dhe vendime të formës së prerë, një zhvillim cilësor krahasuar me të shkuarën.
  • Orientim drejt çështjeve më komplekse, që përfshijnë më shumë individë dhe struktura, përtej rasteve individuale.
  • Rritje e hetimeve proaktive, duke forcuar autonominë e SPAK dhe duke reduktuar varësinë nga kallëzimet.
  • Forcim i hetimeve financiare dhe rritje e sekuestrimeve, por me një hendek të dukshëm në konfiskimet përfundimtare.
  • Rritje e besimit publik dhe e rolit të qytetarëve në nisjen e hetimeve.
  • Krimet zgjedhore mbeten një dimension ende në zhvillim, pa një standard të qëndrueshëm ndëshkimi.

 

Rekomandime kryesore afatshkurtra (1–2 vite)

  • Përshpejtimi i procedurave për konfiskimin përfundimtar të pasurive dhe reduktimi i hendekut me sekuestrimet;
  • Standardizimi i hetimeve financiare në çdo rast korrupsioni;
  • Krijimi i mekanizmave të përshpejtuar dhe të koordinuar për hetimin e krimeve zgjedhore;
  • Rritja e transparencës për hetimet, statistikat dhe rezultatet gjyqësore ndaj zyrtarëve publikë;
  • Forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike (hetues financiarë, analistë, ekspertë IT).

 

Rekomandime kryesore afatgjata (3–5 vite)

  • Ndërtimi i një sistemi të integruar për rikuperimin dhe menaxhimin e pasurive kriminale;
  • Konsolidimi i hetimeve proaktive dhe të bazuara në analizë risku (intelligence-led prosecution);
  • Garantimi i një ndjekjeje penale të qëndrueshme, të barabartë dhe të paanshme ndaj elitave politike;
  • Digjitalizimi i plotë i proceseve hetimore dhe integrimi i databazave shtetërore;
  • Thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në përputhje me standardet e BE-së.

 

Raport monitorues bëhet në kuadër të projektit  “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së.

Nje permbledhje e raportit mund te lexohet ketu:

SPAK 2025 – Progres dhe problematika lidhur me llogaridhënien e zyrtarëve të zgjedhur 

 

ShareTweet

Të ngjashme

Raport monitorimi – Hetimet VIP dhe integriteti tek institucionet dhe partitë politike
ANALIZA

Raport monitorimi – Hetimet VIP dhe integriteti tek institucionet dhe partitë politike

Opinion dhe rekomandime mbi ligjin për financimin e partive politike
ANALIZA

Opinion dhe rekomandime mbi ligjin për financimin e partive politike

Rasti i Rrogozhinës: Shqetësim për injorimin e ligjit dhe standardeve të dekriminalizimit
DEKLARATA

Rasti i Rrogozhinës: Shqetësim për injorimin e ligjit dhe standardeve të dekriminalizimit

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE