Gjatë viteve 2021-2022 nga raportimet e medies ISP ka evidentuar mbi 100 raste të nëpunësve të kadastrave apo atyre bashkiakë, të përfshirë në akte korruptive dhe të devijimit nga parimet e dekriminalizimit dhe integritetit. Praktika ligjore e punësimeve në sistemin e shërbimit të kadastrave dhe në pushtetin vendor përcakton verifikim dhe testim të aftësive dhe të rekordeve të dekriminalizimit dhe të integritetit të çdo aplikanti.
Zgjidhja? Organet ligjzbatuese duhet të hetojnë praktikat e rekrutimit abuziv administrativ, kostot dhe përgjegjësinë ligjore në raste të tilla, kurse vetë institucionet duhet të ofrojnë standarde të plota transparence, meritokracie dhe llogaridhënie publike.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).