• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Reforma Zgjedhore: Monitorim i Kuvendit, KQZ, qeverisë dhe aktorëve politikë

Raport monitorimi i publikuar ne mars 2023

2 years ago

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka ngritur në shkurt të vitit 2022 Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Realizimin e Reformës Zgjedhore”, i cili ka si qëllim hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, e në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021, për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, si dhe të rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare e organizatave jofitimprurëse. Me Vendimin e Kuvendit nr. 12/2022, datë 10.02.2022, është përcaktuar objekti i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe mënyra e veprimit, ndërsa me Vendimin nr. 48/2022, datë 09.06.2022, është përcaktuar përbërja dhe emrat e posaçëm të këtij Komisioni.

Vlen të theksohet se Komisioni përbëhet nga dy bashkëkryetarë: z. Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike, si partia më e madhe opozitare, si dhe nga z. Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste. Qëllimi i bashkëkryesisë me deputetë nga dy partitë më të mëdha në Parlament, lidhet drejtpërdrejtë me produktin për të cilin Komisioni po punon. Gjithashtu, Komisioni ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij ka 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim dhe 1 deputet i pavarur, sipas Vendimit 48/2022.

Komisioni i merr vendimet me shumicë votash, por vendimet janë konsensuale, pasi të dy bashkëkryetarët kanë të drejtën e vetos dhe çdo vendim duhet të dakordësohet nga dy drejtuesit e këtij Komisioni, me qëllim që vendimi të bëhet i vlefshëm për t’u konsideruar.

Bashkekryeataret Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, gjate mbledhjes se pare te Komisionit te Posacem Parlamentar per realizimin e Reformes Zgjedhore. Ne fund palet vendosen t’i drejtohen per asistence organizmave ndërkombetarë ndersa u dakordesua qe te propozohen 8 eksperte vendas, nga 4 per secilen pale./r/n/r/nCo-chairpersons Damian Gjiknuri and Enkelejd Alibeaj, during the first meeting of the Special Parliamentary Commission for the implementation of Electoral Reform. In the end, the parties decided to turn to international organizations for assistance, while it was agreed to nominate 8 local experts, 4 for each party.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore

Komisioni do të duhej ta ushtronte veprimtarinë e tij për një afat 6-mujor nga miratimi i vendimit 12/2022 dhe vetëm në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të dy bashkëkryetarëve, Kuvendi do të mund të vendoste zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit me një vendim të veçantë.

Por, pavarësisht nga afati i përcaktuar në Vendimin Nr.12/2022, rezulton se Komisioni është mbledhur për herë të parë në datën 17.06.2022, ku u bë konstituimi i tij në prani edhe të Ambasadorit të OSBE-së. Gjatë mbledhjes u dakordësua për t’ju drejtuar të gjithë organizmave ndërkombëtare për të kërkuar asistencën e tyre dhe për t’i bërë ftesë edhe organizatave qeveritare për të dhënë mendimet e tyre paraprake me shkrim në lidhje me çështjet e reformës zgjedhore. Ndërkaq, po gjatë mbledhjes u zgjodhën dy sekretarët e Komisionit, një nga maxhoranca dhe një nga opozita, si dhe u rrit numri i ekspertëve që do të caktoheshin nga 6 në 8, ekspertë të cilët do të asistonin Komisionin, e të cilët do të propozoheshin nga secila parti, pra palë në Komision, tek bashkëkryetari dhe do të depozitoheshin në sekretarinë e Kuvendit.

Më datën 06.09.2022, në mbledhjen e radhës së Komisionit, u përzgjodhën 2 ekspertë të propozuar nga bashkëkryetarët, që do të bashkëpunonin edhe me ekspertizën ndërkombëtare për adresimin e problematikave. Ndërkaq, u përzgjodhën edhe 6 ekspertë teknikë të cilët do të ishin përfaqësuesit e ekspertizës së partive politike. Që në fillim të mbledhjes u parashtrua nga z. Gjiknuri se në bashkëbisedim edhe me bashkëkryetarin e Komisionit, ishte menduar që afati i Komisionit të shtyhej 6 muaj. Sipas bashkëkryetarëve, 6-mujori ishte një periudhë shumë e arsyeshme për përmbushjen e objektit të Komisionit.

Nga anëtarët e Komisionit u pretendua se kishte nevojë për një përcaktim të një agjende të qartë dhe intensive të punës së Komisionit dhe të punës së grupit të ekspertëve. Pra, duhej përcaktuar qartësisht një agjendë takimesh, aktivitetesh dhe çështjesh, të cilat do të trajtoheshin në këtë Komision, bazuar edhe në punën e ekspertëve.

Në fund të mbledhjes palët ishin dakord që t’i propozohej Kuvendit shtyrja me 6 muaj e afatit të këtij Komisioni. Pas të miratohej nga Kuvendi, u parashikua se mbledhja tjetër do të ishte pasi të vinte edhe produkti i të gjithë grupit të ekspertizës lidhur me planin e punës dhe sipas të gjitha prioriteteve që secili nga anëtarët ngriti gjatë diskutimeve. Në planin e punës do të duhej të reflektoheshin edhe disa çështje më emergjente nga natyra, siç janë ato që prekin çështjet e zgjedhjeve vendore. Pasi të sillej produkti, në një kohë sa më të shpejtë, Komisioni do të mblidhej përsëri në një mbledhje tjetër.

Po në shtator 2022, dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Në një postim në rrjete sociale, z. Gjiknuri, i cili është njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, theksonte se në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimi i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.

Nga ana tjetër, lidhur me procesin e reformës zgjedhore, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri është shprehur se është shumë e rëndësishme për drejtuesit politikë, pavarësisht përkatësisë partiake, që të jenë të aftë të flasin me njëri-tjetrin dhe që të arrijnë marrëveshje të cilat janë në interesin publik. Ambasadorja është shprehur gjithashtu se në fund janë njerëzit që humbasin dhe nuk duhet që udhëheqësit politikë shqiptarë të kenë nevojë për dikë nga jashtë për t’u ulur në të njëjtën tavolinë, në mënyrë që të flasin për të mirën e popullit shqiptar. Paralelisht me punën e Komisionit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka dërguar Komisionit disa rekomandime të pjesshme për ndryshime të kuadrit ligjor.

Raporti i plote monitorues gjendet ketu:

Reforma Zgjedhore – Monitorim i Kuvendit, KQZ, qeverisë dhe aktorëve politikë

ShareTweet

Të ngjashme

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor
ANALIZA

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore:  Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
ANALIZA

Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: Adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE