• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Reforma administrativo-territoriale 2026: Konteksti, mësimet nga 2014, pritshmëritë dhe sfidat

3 hours ago

Reforma e jetësuar në ligjin nr. 115/2014 u aplikua 12 vjet me të njëjtës mazhorancë në qeverisjen qendrore. Praktikat e mira të reformave të thella administrative dhe territoriale marrin shumë më tepër kohë dhe kalojnë teste më të shumta zgjedhore/qeverisjeje. Reforma e vitit 2014 u bë pa praninë e njërës prej dy partive kryesore politike, ndërsa procesi zgjedhor i vitit 2019 u bë pa praninë e opozitës politike.

Këto specifika të rastit shqiptar përbëjnë një pengesë metodologjike për të analizuar në mënyrë shteruese bilancin e deritanishëm të reformës territoriale dhe për të projektuar pritshmëritë e reformës së re.

Bazuar në të dhënat në dispozicion dhe përvojën e deritanishme është e qartë se bilanci nuk është bardh e zi. Reforma ka pasur elementë kritikë, nuk ka përmbushur pritshmëritë në disa aspekte, siç edhe ka pasur elementë pozitivë në disa aspekte të tjera.

 Debati parlamentar i vitit 2022, kur u iniciua pa sukses rishikimi i reformës, ofron disa të dhëna me interes për debatin aktual, por gjithsesi, pozicioni dhe vlerësimi krejt i kundërt i palëve politike nuk na ndihmon për të pasur pasqyrim të saktë dhe referuese të problematikave dhe sfidave. Po ashtu praktikat e ndarjes territoriale të mëparshme me rrethe, komuna dhe bashki, nuk janë të mjaftueshme për të pasur një bazë të dhënash funksionale për referim. Në 2014 pati shumë më tepër informacion, analiza, faqe të dedikuar online, përfshirje të ekspertizës ndërkombëtarë dhe qasje alternative.

Shqipëria është në proces negociatash për anëtarësim në BE. Brenda këtij kuadri dhe synimi reforma administrativo-territoriale është nga reformat më të rëndësishme dhe ndërlidhet si me reformën zgjedhore, me reformat financiare dhe kontrollit të territorit, me ecurinë sektoriale dhe strategjitë e zhvillimit, ashtu dhe me interesat politike dhe ekonomike në nivel qendror, por edhe të komuniteteve dhe biznesit në nivel të dyfishtë.

 Reforma aktuale parashikohet të bëhet paralel me reformën zgjedhore dhe të zbatohet në vitin 2027. Risku i interesit afatshkurtër elektoral është evident, ndërkohë që praktikat e mira të reformave kërkojnë shumë më tepër kohë në dispozicion sesa mandati i komisionit të posaçëm parlamentar.

 Viti 2026 nuk është vit zgjedhor dhe tradicionalisht vitet jo zgjedhore kanë krijuar mundësi dhe hapësira më të mëdha për të iniciuar, zhvilluar ose miratuar reforma. Meqenëse ka një konsensus për reformë, nevojën dhe pritshmërinë e saj, Komisioni mund të vijojë procesin pa u ndikuar nga zhvillimet ditore, duke dhënë edhe një sinjal maturie dhe angazhimi institucional.

 Nga këndvështrimi i shoqërisë janë disa elementë të rëndësishëm që meritojnë vëmendje në fazën ku ndodhemi dhe më tej:

  • Nevoja për pjesëmarrje aktive dhe të gjerë të aktorëve politikë dhe institucional në debatin për reformën deri në vendimmarrjen ligjore. kriteri konsensuale dhe gjithëpërfshirës është shumë i rëndësishëm dhe ndërlidhet me legjitimitetin, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e reformës.
  • Nevoja për dakordësi në përcaktimin e vendit të qeverisjes vendore në sistemin politik & qeverisës. Një nivel paralel / shtojcë / plotësues me qeverisjen qendrore? Rishikimi i institucionit të qarkut / rajonit / bashkive? Koha për më shumë demokraci / zgjedhje direkte për rajonet, këshillat? Evitim i zgjedhjeve të pjesshme, imunitet më të madh ndaj ndikimit politik qendror?
  • Nevoja që qeverisja vendore të ushtrojë të gjitha kompetencat autonome që duhet të ketë një qeverisje e tillë, në standardet e aplikueshme në BE. Një reformë territoriale pa kompetenca përmbajësore rrezikon të prodhojë “reformë nga lart”, në funksion të qeverisjes qendrore. Trendi europian është i kundërt, – përfaqësim, përgjegjësi e shërbime sa më afër qytetarëve.
  • Nevoja për një dakordësi sa më të madhe nga komunitetet lokale. Ne nuk kemi aplikuar demokraci direkte, por ekzistojnë mekanizma për konsultime të gjera, në çdo fazë të procesit. Kalendari me javë të dedikuara dhe grupe pune, është një zgjidhje, por e pamjaftueshme. Duken kërkuar praktika më funksionale, më përfshirëse, – position paper ka analizuar dhe ofruar disa shembuj pozitiv.
  • Nevoja që të mos përsëritet më praktika e ndryshimeve në funksion të numrave në parlament, lobimit nga jashtë apo preferencave zonale, – kriteret të jenë të qarta, publike, proporcionale dhe të pandikueshme nga raportet ditore politike apo gjeopolitike.
  • Nevoja për sa më shumë ekspertizë shqiptare dhe të partnerëve. Ekspertiza cilësore dhe profesionale, diversiteti i të dhënave dhe raporteve, i propozimeve dhe sugjerimeve në çdo fazë të procesit deri në jetësimin e akteve pas vendimmarrjes finale i shërben integritetit të procesit dhe qëndrueshmërisë së rezultateve të tij.
  • Së fundi, Shqipëria mund / duhet të sillet si vend potencial për anëtar në BE. Ky është rasti për të dëshmuar se kemi reflektuar / mësuar nga e kaluara, dhe se jemi në gjendje, që brenda një afati të arsyeshëm kohor e me nivel profesional të aplikojmë disa prej standardeve të mira të BE, të përshtatshme me kontekstin shqiptar. Kjo sfidë, si në legjislacionin bazë, në procesin e transparencës dhe konsultimit, në çështjet e buxhetimit dhe nismave të tjera ligjore paralele, aktet nënligjore dhe përcaktimin e prioriteteve/pritshmërive të arsyeshme për të ardhmen.

Ekspertët e ISP-së kanë ofruar një Position Paper, me analizë të gjerë dhe të detajuar të treguesve politikë, institucionalë, ligjore dhe teknikë, si dhe me gjetje, vlerësime e rekomandime konkrete. Dokumenti është vetëm sugjerues dhe nxitës për debat, gjë që përputhet me funksionin e shoqërisë civile dhe objektivat e nismës në kuadër të Cluster One.

Position Paper në shqip mund të lexohet këtu:

ISP Position Paper – Reforma administrative territoriale 2026 ALB

Position Paper në anglisht mund të lexohet këtu:

ISP Position Paper – Administrative-territorial reform 2026 ENG

ShareTweet

Të ngjashme

ISP tryezë me partitë, komisionin, ekspertët dhe partnerët mbi reformën territoriale 2026
AKTIVITETE

ISP tryezë me partitë, komisionin, ekspertët dhe partnerët mbi reformën territoriale 2026

ISP për Indeksin e Korrupsionit: SPAK nuk mjafton, 5 sugjerime për zgjidhje
DEKLARATA

ISP për Indeksin e Korrupsionit: SPAK nuk mjafton, 5 sugjerime për zgjidhje

Financimi i partive 2026: nevoja për reformim të legjislacionit & transparencë financiare
ANALIZA

Financimi i partive 2026: nevoja për reformim të legjislacionit & transparencë financiare

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE