• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Financimi i partive 2026: nevoja për reformim të legjislacionit & transparencë financiare

2 weeks ago
Kushtetuta e RSH (neni 9) përcakton parimin se “Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”. Partitë veprojnë në emër të qytetarëve dhe synojnë qeverisjen e vendit. Çdo individ me të ardhura vjetore mbi 12 mijë euro dhe çdo subjekt privat duhet të bëjnë deklarime të detajuara vjetore për verifikim të detajuar të të ardhurave, shpenzimeve, taksave dhe detyrimeve. Për partitë nuk aplikohet i njëjti standard, dhe parimi i nenit 9 nuk është respektuar asnjëherë. E rëndësishme, asnjëherë.
Tabela ilustron të ardhurat e rregullta nga buxheti i shtetit, të cilat sipas Kushtetutës, duhet të ishin përgjegjësi monitorimi e vlerësimi nga KLSH, por partitë, sidomos ato kryesore, fitojnë të ardhura të tjera shumëfish më të mëdha nga burime private, anëtarësia, donacione e lobime, në formë financiare ose shkëmbimi. Partitë i miratojnë vetë rregullat e financimit të vet, formula ndërthur numrin e votave, të mandateve, përqindjen në tri zgjedhje, etj, duke krijuar një formë të konfliktit të interesit dhe fiktivitetit në përfaqësimin politik, një devijim i dukshëm nga parimi i nenit 9 të Kushtetutës.
Deklarimet bëhen pas zgjedhjeve (kohë pas zgjedhjeve) dhe verifikimi është kryesisht formal, bazuar në atë që deklarojnë vetë partitë, jo hetime të thelluara. Nëse aplikohet te partitë i njëjti standard që shteti përdor për verifikimet financiare të bizneseve private dhe të ardhurave personale atëherë të gjitha partitë do të ishin nën akuzë dhe objekt ndëshkimi. Por partitë kanë imunitet, mbipushtet dhe ato aplikojnë rregulla të ndryshme për qytetarët dhe rregulla të tjera për veten! Perceptimi i përgjithshëm është se politika është burim informal fitimprurës dhe se partitë nuk përmbushin as standardet minimale të transparencës financiare dhe publike.
Shqipëria e vitit 2026 ka në agjendën politike nevojën e një legjislacioni të ri funksional dhe reformues mbi partitë politike, përfshirë burimet e financimit dhe transparencën financiare të tyre.Të ndara apo së bashku, sfida kryesore e ligjit/ligjeve të reja duhet të jenë jetësimi integral dhe 100% real i parimit të nenit 9 të Kushtetutës mbi demokracinë e brendshme, legjitimitetin, funksionalitetin dhe sidomos transparencën dhe llogaridhënien financiare.
🔍A do të ketë kufizime të financimit publik dhe ndërlidhje më realiste midis numrit të votave në zgjedhje dhe kuotës së financimit?
🔍A do të vendosen kufizime për financimet private dhe kuotat e paverifikueshme të anëtarësisë?
🔍A do të ketë fiktivitet në përfaqësim dhe financim përmes listave shumëemërore, privilegje shtetërore për akomodimin e partive në 12 qarqe?
🔍A do të ketë bazë ligjore për çështjet e lobimit financiar, apo përfitimeve financiare nga rrugë informale, përfshirë aktivitetet me natyrë kriminale?
🔍A do të ketë penalizim financiar për partitë që promovojnë figura të sponsorizuara nga krimi?
🔍A do të ketë detyrim për deklarim të financimeve përpara datës së zgjedhjeve, a do të ketë verifikim të deklarimeve brenda afatit të arsyeshëm që ofron transparencë?
🔍A do të ketë një proces real transparence e llogaridhënie institucionale?
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është angazhuar dhe ka ofruar rekomandimet e detajuara, bazuar në ekspertizën dhe monitorimin e gjatë. Këto e tema të tjera janë pjesë e shqetësimeve dhe që kërkojnë përgjigje ligjore, funksionale dhe afatgjatë. Dhe në politikë, koncepti ndiq paranë është këshilla më e mirë për të kuptuar e luftuar korrupsionin.
Pa burime legale dhe të pastra financimi të politikës nuk mund të ketë politikë e politikanë të pastër. Integriteti i partive lidhet me integritetin e zgjedhjeve dhe me vetë integritetin e vlerave dhe parimeve të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës.
ShareTweet

Të ngjashme

ISP tryezë me partitë, komisionin, ekspertët dhe partnerët mbi reformën territoriale 2026
AKTIVITETE

ISP tryezë me partitë, komisionin, ekspertët dhe partnerët mbi reformën territoriale 2026

Reforma administrativo-territoriale 2026: Konteksti, mësimet nga 2014, pritshmëritë dhe sfidat
ANALIZA

Reforma administrativo-territoriale 2026: Konteksti, mësimet nga 2014, pritshmëritë dhe sfidat

ISP për Indeksin e Korrupsionit: SPAK nuk mjafton, 5 sugjerime për zgjidhje
DEKLARATA

ISP për Indeksin e Korrupsionit: SPAK nuk mjafton, 5 sugjerime për zgjidhje

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE