• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Raport studimor: Kodi i Sjelljes dhe Rregullorja, rekomandime për Kuvendin

2 years ago

Etika parlamentare është hapi i parë i komunikimit institucional dhe nevojë institucionale për të përmirësuar imazhin e institucionit më të lartë ligjvënës dhe politik në funksion publik. Në këtë kontekst, Kuvendi në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të raundit të katërt të vlerësimit të GRECO-s për Shqipërinë, në luftën kundër korrupsionit në radhët e deputetëve, për të ndërtuar besimin e publikut tek parlamenti, për të forcuar integritetin dhe transparencën në sistemin e qeverisjes dhe për të konsoliduar institucionin më të lartë ligjvënës në prill 2018 miratoi Kodin e Sjelljes së Deputetit.

Kodi i Sjelljes së deputetëve është një prej akteve më të rëndësishme të standardeve etike dhe institucionale në jetën parlamentare. Dokumenti ishte produkt i konsultimit të gjerë politik dhe asistencës ndërkombëtare, si dhe kishte pritshmëri të larta për ndikim pozitiv në jetën parlamentare, në standardet e transparencës, etikës dhe llogaridhënies. Kodi trajton aspekte të detajuara të sjelljes parlamentare, si dhe fut koncepte të reja rregullatore, përfshirë trajtimin e konfliktit të interesit, regjistrin e dhuratave apo lobimin në parlament.

Përmbajtja e Kodit është kryesisht me koncepte standarde me praktikat e mira parlamentare, por pikërisht kjo risi sjell nga pas edhe një kontrast të dukshëm midis  normave në Kod dhe traditës e kulturës politike parlamentare në Shqipëri. Kodi i Sjelljes merr vlerë dhe integritet kur lexohet, kuptohet dhe respektohet, si dhe kur aktiviteti parlamentar aplikon norma etike në të gjitha aspektet (në seanca, në komisione, në aktivitetet publike, në raport me publikun dhe institucionet, por edhe brenda vetë  grupeve parlamentare dhe partive politike parlamentare). Nëse segmente të ndryshme, si partitë dhe grupet parlamentare, aplikojnë standarde të ndryshme ose të kundërta me ato të Kodit të Sjelljes dhe mundësia që detyrimet e këtij të fundit të respektohen minimizohen.

Bilanci i jetësimit të standardeve etike parlamentare para dhe pas 2018 nuk kanë sjell ndryshime të rëndësishme. Disa elementë të transparencës, informimit publik dhe mbikëqyrjes parlamentare janë ende në proces eksperimentimi dhe gjuha politike në parlament apo sjellja e deputetëve në aktivitetet parlamentare mbetet shqetësimi kryesor. Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka përvojë të gjatë monitorimi të standardeve etike dhe aktivitetit parlamentar, si dhe gjatë vitet të fundit është angazhuar edhe në projektin “A parliament with integrity: Code of Conduct and accountability” të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Duke u nisur nga fakti se debati mbi etikën, Rregulloren, Kodin e Sjelljes dhe konfliktin e interesit vijon të jetë pjesë e rëndësishme e retorikës ditore politike, e raporteve mediatike dhe e perceptimit qytetar mbi parlamentin, ekspertët e ISP-së u angazhuan për të analizuar dispozitat e Kodit të Sjelljes dhe të Rregullores së Kuvendit.

Ky raport paraqet disa prej problematikave kryesore dhe rekomandimeve përkatëse të ekspertëve, të cilat në formë print dhe online do t’u adresohen të gjithë deputetëve dhe strukturave parlamentare. Vlerësimet janë përgjegjësi e ISP-së dhe ekipit të ekspertëve të tij.

Raporti i plotë mund të lexohet këtu:

Raport studimor: Kodi dhe Rregullorja, rekomandime për Kuvendin

 

ShareTweet

Të ngjashme

Integriteti i reformës territoriale dhe praktikat e mira të vendeve të BE-së
ANALIZA

Integriteti i reformës territoriale dhe praktikat e mira të vendeve të BE-së

ISP – Opinion mbi nismat për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore
ANALIZA

Opinion paraprak mbi vlerësimin e juridiksionit të gjykatës administrative për shqyrtimin e masave disiplinore të vendosura nga Kuvendi ndaj deputetëve

SPAK 2025 – Progres dhe problematika lidhur / zyrtarët e zgjedhur & emëruar
ANALIZA

SPAK 2025 – Progres dhe problematika lidhur / zyrtarët e zgjedhur & emëruar

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE