• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Raport monitorimi III: Administrimi zgjedhor, baza ligjore dhe problematika të jetësimit të saj

4 years ago

Presidenti i Republikës, në mbështetje të neneve 65, pikat 1 dhe 2, 92, shkronja “gj”, e 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të neneve 8, 9, pikat 1 dhe 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, me Dekretin nr. 11700, datë 06.09.2020, ka caktuar datën 25 Prill 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin.

Kuadri ligjor për organizimin e zgjedhjeve, përbëhet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Kodi Zgjedhor, Ligji për “Partitë Politike” Ligji për Dekriminalizimin, si dhe nga akte nënligjore të nxjerra nga organet kompetente në zbatim të  tyre. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u ndryshuan për herë të fundit në vitin 2020.

Në zgjedhje u regjistruan si subjekt zgjedhor 10 parti politike, 2 koalicione zgjedhore dhe 5 kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit. Gjithsej në fletën e votimit për 12 zonat zgjedhore u paraqitën 1871 kandidatë.

Në vitin 2020, pas një periudhe gati katër vjeçare, përfundoi Reforma Zgjedhore, me disa ndryshime në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në korrik 2020 me  ligjin nr. 101/2020, datë 23.7.2020, dhe më pas në tetor 2020 me ligjin nr. 118/2020, datë 5.10.2020, adresuan disa rekomandime të mëparshme të ODIHR-it, si dhe sollën disa risi në aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.

Këto ndryshime konsistojnë në:

Ndryshimi i periudhës zgjedhore në të cilën mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në Shqipëri. Projektligji, në nenin 6 të tij përcakton zhvillimin e zgjedhjeve në dy periudha zgjedhore, që shtrihen nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor:

Mbi strukturën e KQZ-së

Mbi mënyrën e paraqitjes së listave shumemërore të kandidatëve nga Koalicionet Zgjedhore

Mbi kuotat gjinore në listat shumëemërore të kandidatëve për deputet

Mbi ndryshimin e numrit minimal të kandidatëve në listat shumëemërore të partive

Mbi të drejtat e kryetarit të partisë dhe koalicionit të kandidojnë deri në katër zona zgjedhore

Mbi procedurën e verifikimit të listave të kandidatëve

Mbi financimin publik dhe privat të fushatës

Mbi monitorimin e pasqyrimit të fushatës në media

Mbi identifikimin elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit

Mbi pilotimin e teknologjive të reja të votimit dhe të numërimit

Mbi mundësinë e votimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe banojnë

Mbi votimin preferencial të kandidatëve

Mbi zëvendësimin e pragut rajonal për subjektet zgjedhore, për t’u kualifikuar me pragun kombëtar prej 1 për qind

Mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore

Në këto zgjedhje fenomeni i miratimit të akteve normative me vonesë, duke zbehur efektivitetin e zbatueshmerisë së tyre është konstatuar në disa raste.

Rregullatori, organ drejtues i KQZ-së,  për miratimin e akteve normative, me vendimin nr. 18, datë 14.04.2021 “Për miratimin e udhëzuesve për mënyrën e raportimit financiar nga partitë politike, kandidatët e listave shumemërore dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, miratoi 10 ditë para datës së zgjedhjeve udhëzuesin për mënyrën e raportimit financiar nga partitë politike dhe kandidatët.

Vendimi i Rregullatorit nr. 18, datë 14.04.2021, ka një rëndësi të madhe për mënyrën e zhvillimit të fushatës, pasi udhëzon subjektet zgjedhore për mënyrën ligjore të fitimit, shpenzimit dhe raportimit të fondeve të fushatës. Për më tepër në këto zgjedhje ky akt pati një rëndësi të shtuar, për shkak të ndryshimeve te rëndësishme ne Kodin Zgjedhor për financimin e fushatës zgjedhore.

Një prej ndryshimeve ishte detyrimi për të raportuar fondet e përfituara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore, i kandidatëve për deputet në listat shumëemërore të partive politike dhe kandidatëve të mbështetur nga zgjedhësit. Akti është miratuar 10 ditë para përfundimit të fushatës(fushata zhvillohet për 30 ditë), dhe është publikuar i paplotë vetëm 8 ditë përpara përfundimit të saj.

Vendim nr. 13, datë 06.04.2021 “Për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore, kontrollin dhe verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore”. Fushata zgjedhore ka filluar rreth 10 ditë përpara miratimit të aktit. Miratimi me kaq vonesë, i dy akteve të sipërcituara, referuar objektit, e bën të mos përmbushin qëllimin, duke i kthyer në akte thjesht formale.

Subjektet zgjedhore duhet të fillonin fushatën më datë 26 mars 2021, duke qenë të qartë për rregullat dhe udhëzimet të cilat do të ndiqnin. Kjo realizohet jo vetëm me miratimin e akteve përpara fillimit të fushatës, por njëkohësisht dhe trajnimin e kandidatëve dhe personave përgjegjës për financat e partive politike.

Udhëzim nr. 06, datë 23.03.2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, përcakton detyrime për kryetarët e bashkive dhe subjektet zgjedhore, për vendet ku do të afishohen materialet propagandistike dhe rregullat për afishimin e tyre. Afati fundor i realizimit të tyre ishte disa ditë përpara miratimit të aktit.

Udhëzim nr. 01, datë 02.02.2021 “Për caktimin e kritereve për përzgjedhjen e monitoruesve, procedurën, emërimin dhe objektin e monitorimit”. Monitoruesit duhet të emëroheshin dy muaj përpara miratimit të aktit.

Raporti i plotë III mund të lexohet këtu:

ISP – Raport III (UK) maj 2021

ShareTweet

Të ngjashme

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Procesi i Berlinit dhe Shqipëria: raporti monitorues 2025 mbi reformat dhe progresin
LAJME NGA ISP

Procesi i Berlinit dhe Shqipëria: raporti monitorues 2025 mbi reformat dhe progresin

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE