• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

QEVERI E VOGËL VS MADHE? NË 27 VJET MBI 375 POSTE MINISTRORE

7 years ago

Qeveri e vogel apo e madhe? Numri i ministrave idealë në totalin prej 10 kryeministrave dhe mbi 375 portofoleve ministrore? Shqipëria gjatë tranzicionit ka njohur disa modele kabinetesh qeveritare: me ministra, me ministra dhe sekretarë shteti, me ministra sektorialë dhe pa portofol apo me secilin prej tyre së bashku. Çdo kryeministër ka premtuar se do të bëjë kabinet më të vogël, se do të shkurtojë shpenzimet administrative, por kurba e shpenzimeve ka rezultuar gjithnjë në rritje dhe se gjatë mandatit, numri i ministrave është rritur, sidomos në rastet e qeverive në koalicion të detyrueshëm. Tabela e ISP pasqyron numrin e ministrave prej 1990, mbi bazën e kryeministrave dhe viteve të dekretimit të tyre.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Studimeve Politike referuar numrit të ministrave kabinetet Nano 2, Rama 2, Berisha 2 dhe Meksi 1 kanë pasur numrin më të vogël, përkatësisht 11-12-13 ministra, kurse numrin më të madh të ministrave e kanë pasur Nano 5, Çarçani, Bufi, Meta 2, Majko 2 dhe Rama 1, përkatësisht me 17 – 16 ministra. Referuar numrit të anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë sekretarë, ministra shteti dhe kryetarë (në vitet e para post 90 pjesë e qeverisë ishte edhe Kryetari i KLSH, Kryetari i KSH, etj), rezulton se kabinetet më me numër minimal anëtarësh janë Rama 2 me 15 portofole dhe Berisha 1 dhe 2 me nga 16 portofole. Numrin më të lartë të portofolave gjatë tranzicionit e kanë pasur qeveritë e drejtuara nga kryeministrat Meksi 2 (26), Bufi (25), Meta 2 (23), Çarçani dhe Nano 3 me nga 22, si dhe Rama 1 me 21 ministra.

Eksperimenti me sekretarë shteti apo ministra pranë kryeministrit ka rezultuar efikas në disa raste, por në tërësi, nuk kemi një analizë institucionale për efikasitet të qëndrueshëm. Kjo është arsyeja që prej vitit 1999 kemi hequr dorë nga praktika e sekretarëve të shtetit. Pothuajse çdo qeveri prej 1997, përjashto qeverinë Berisha 1 të vitit 2005, ka pasur e ka ministra pranë kryeministrit apo ministra shteti për çështje të caktuara.

Ndryshimet e vazhdueshme të emërtimeve të ministrive, të strukturës së qeverisë, të rolit të ministrave të shtetit, ministrave sektorialë, sekretarëve etj, ka krijuar probleme në memorien institucionale dhe efikasitetin real të qeverisjes. Një numër aktesh zyrtare janë ribërë në varësi nga emërtimet e reja, një numër seli ministrore janë zhvendosur apo ndërtuar në funksion të ministrive të reja, dhe një numër institucionesh të varësisë kanë ndryshuar disa herë organet eprore ministrore. Procesi i fundit i ri-strukturimit të qeverisë po ndodh tani dhe me siguri, nuk do të jetë hera e fundit. Mazhoranca aktuale, edhe gjatë mandatit të parë ka bërë ndryshime në emërtime ministrash dhe ministrish, bashkime e ndarje sektoriale midis tyre, – në secilin rast, pa një studim serioz profesional mbi problemet, pritshmëritë dhe rezultatet e eksperimentit.

Nga ana tjetër, prej vitit 2003 Shqipëria vijon të ketë një ligj organik mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, elementë të së cilit nuk janë zbatuar realisht nga asnjëra qeveri, përfshirë edhe ajo e fundit midis PS, LSI dhe PD. Konceptet e përgjegjësisë kushtetuese të KM, vendimmarrjes kolektive, praktikës së vendimmarrjes, transparencës së detyrueshme publike, rolit të secilës ministri në procesin e hartimit dhe miratimit të ligjeve, etj, në tërësi janë shpërfillur, duke krijuar shpesh edhe dualizëm e kundërshti midis vetë ministrive dhe brenda të njëjtës qeveri në periudhën kohore të së njëjtit mandat ekzekutiv.

Së fundi, qeveria ka qenë institucioni më aktiv dhe më prezent në vendimmarrjet që lidhen me administrimin financiar e strukturor të shtetit prej 1990. Me mijëra akte zyrtare të tyre kanë pasur e kanë ndikim në jetën publike, në organizimin shoqëror, në vendimmarrjet, në biznesin privat dhe në marrëdhëniet midis qytetarëve e shtetit. Megjithatë, ende nuk ekziston një database funksionale dhe e aksesueshme ku qytetarët të mund të informohen për vendimet e marra nga secila qeveri, për bilancet financiare dhe ndikimin e qeverive, për aktet ligjore dhe administrative. Ky aspekt, mbetet një pikë kritike dhe një tregues domethënës mbi konceptin ende minimalist të zyrtarëve drejtues mbi etikën, shtetin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese, ligjore dhe publike.

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE