• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Pyetësori i ISP: Mbi 82% e qytetarëve duan zgjedhje direkte /lista të hapura, 30% vs 28% për koalicionet parazgjedhore

5 years ago

Gjatë dy javëve të fundit Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka zhvilluar një pyetësor online lidhur me perceptimet e tyre mbi politikën, Kuvendin, deputetët dhe sistemin përfaqësues. Pyetësori është bërë në kuadër të procesit periodik monitorues të ISP ndaj institucionit të parlamentit dhe aktivitetit të deputetëve. Pjesë e pyetjeve ishin edhe disa çështje të debatit politik të ditës, përfshirë perceptimi i publikut për sistemin aktual zgjedhor, për sistemin më të mirë të mundshëm dhe për lejimin/ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Të dhënat e plota të pyetësorit, ku morën pjesë 600 qytetarë nga 12 qarqet në grupmosha të ndryshme, do të jenë pjesë e raportit periodik të ISP mbi sesionin parlamentar, i cili do të publikohet në fundin e muajit gusht 2020. Në interes të publikut dhe debatit politik aktual po publikojmë vetëm të dhëna lidhur me 3 pyetje.

Së pari, dy herë më shumë qytetarë janë kundër sistemit aktual të votimit sesa ata pro tij. Konkretisht, 40% janë plotësisht kundër sistemit aktual zgjedhor dhe 12% janë pjesërisht kundër. Në total janë 52% kundër sistemit aktual zgjedhor ndaj 26% pro sistemit aktual. Pjesa e tjetër e qytetarëve nuk kanë një mendim të qartë për sistemin aktual. Qenia në shumicë nga personat që kanë dhënë opinion kundër sistemit aktual të votimit reflekton pakënaqësitë në rritje ndaj produktit të tij, por kuotat e larta të neutralitetit apo mungesës së një opinioni reflekton deficite në formimin demokratik ashtu edhe mosbesimin ndaj mënyrës sesi u (keq)përdor sistemi aktual i votimit.

Së dyti, më shumë se 82% e qytetarëve kërkojnë një sistem votimi të hapur, zgjedhje të deputetëve direkt në mazhoritare ose me sistem proporcional me lista të hapura. Vetëm një pjesë e vogël prej 8% është kundër sistemit të listave të hapura apo zgjedhjes direkte. Në dallim nga vlerësimi për sistemin aktual të votimit, numri i qytetarëve që kanë qartësi mendimi në nevojën për ndryshim sistemi është mbi 90%, pra shumë më i lartë. Mbështetja maksimale për listat e hapura apo zgjedhjen direkte reflekton nevojën dhe pritshmërinë e madhe qytetarë për reformimin e sistemit përfaqësues, si dhe pakënaqësitë në rritje ndaj sistemit aktual të emërimit të deputetëve.

Së treti, 30% janë plotësisht dhe 14% pjesërisht dakord me ndërhyrje ligjore për të pamundësuar koalicionet zgjedhore paraelektorale në vend. Pjesa tjetër prej 28%  qytetarëve ndajnë mendim plotësisht kundër ose pjesërisht kundër (7%), duke qenë pro koalicioneve elektorale parazgjedhore. Në këtë çështje rreth 18% e qytetarëve nuk kanë një opinion të qartë mbi rëndësinë e ndalimit/lejimit të koalicioneve parazgjedhore. Mbi këto të dhëna rezulton se debati mbi koalicionit reflekton ndarjen politike mazhorancë – opozitë në raporte të balancuara 30% vs 28% në favor të lehtë të mbështetjes për ndalimin e koalicioneve, si dhe siç duket, ndikohet dukshëm nga ligjërimi politik e partiak i ditës.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)
ANALIZA

Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)

Merita Haklaj: Kur financat politike qëndrojnë në hije
ANALIZA

Merita Haklaj: Kur financat politike qëndrojnë në hije

Ben Andoni: Ligj i ri partish apo thjesht konspiracion?!
ANALIZA

Ben Andoni: Ligj i ri partish apo thjesht konspiracion?!

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE