• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Pjesëmarrja dhe sjellja votuese e elektoratit shqiptar: Studim mbi anketimin kombëtar 2022

Bërdufi dhe Krasniqi analizojnë sjelljen elektorale, efektet e pjesëmarrjes, faktorët ndikues në dhënien e votës dhe lidhjen e preferencave me ofertat apo identitetet politike

3 years ago

Shqipëria ka zhvilluar 10 procese zgjedhore parlamentare (1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021), pa llogaritur raste sporadike të zgjedhjeve të pjesshme parlamentarë gjatë periudhës së aplikimit të sistemit të përzier zgjedhor (1992-2008). Gjithashtu janë zhvilluar zgjedhje lokale në nivel kombëtar (1992, 1996, 2000, 2003, 2007, 2011, 2015, 2019), si dhe zgjedhje të pjesshme lokale të vazhdueshme, të fundit më 6 mars 2022. Gjatë tranzicionit janë zhvilluar edhe tre referendume (1994, 1997, 1998) lidhur me Kushtetutën dhe formën e regjimit. Zgjedhjet kanë shërbyer për matjen e mbështetjes politike dhe për legjitimimin e vullnetit qytetar.

 Pavarësisht nivelit të standardeve zgjedhore, kritikave, eksperimenteve apo pranimit ose jo të rezultateve, bojkoteve politike apo mjedisit politik në të cilin janë zhvilluar zgjedhjet, në thelbin e tyre proceset zgjedhore të viteve të tranzicionit përbëjnë të vetmet procese zgjedhore demokratike dhe pluraliste në historinë e shtetit shqiptar. Proceset zgjedhore të viteve 1921 dhe 1923 nuk bazoheshin në pluralizëm politik dhe parti konkurruese, por në një koncept tjetër të pluralizmit, të bazuar kryesisht në votën e deleguar, parti formale politike dhe në ndikimet lokale të eksponentëve të caktuar politik. Në periudhat e tjera historike nuk pati procese zgjedhore konkurruese ose as procese zgjedhore në kuptimin e fjalës “zgjedhje”.

 Gjatë tranzicionit ka pasur disa botime profesionale që lidhen me analizën e proceseve zgjedhore, një numër të referueshëm punimesh doktorale dhe raporte periodike të institucioneve të specializuara në fushën e zgjedhjeve, kryesisht OSBE/ODIHR, si dhe studime të pjesshme të ekspertëve të politikës dhe të zgjedhjeve. Dy autorët e këtij studimi janë ndër ekspertët e kësaj fushe[1], me disa botime të veçuara ose të përbashkëta, si dhe me përvojë të gjatë kërkimore dhe analizuese të proceseve zgjedhore, të sjelljes zgjedhore dhe të rolit të partive dhe elektoratit në vendimmarrjet politike në Shqipëri.

 Nisma për një anketim kombëtar mbi sjelljen e votuesit dhe interesin e tij politik, raportin e tij me pjesëmarrjen zgjedhore dhe pritshmëritë prej tyre, vjen në kontekstin e Shqipërisë së vitit 2022, – vendi i vetëm ish komunist në rajon dhe më gjerë që nuk ka arritur të krijojë flukse konkurruese politike tej dy partive të mëdha të identifikuara që në vitin 1991. Sondazhet e ndryshme tregojnë se shumica absolute e elektoratit aktiv ka prirje për të mbetur besnik i sistemit dypartiak, militantët e partive politike janë pjesa më aktive dhe de facto edhe më vendimmarrëse në proceset zgjedhore, si dhe ndryshimi i gjeneratës së votuesve nuk ka ndryshuar lidhjet dhe preferencat politike familjare, lokale apo sociale me partitë tradicionale.

 Synimi i anketimit është për të krijuar një pasqyrë të qartë të sjelljes zgjedhore dhe preferencave elektorale në Shqipëri, por edhe për të pasuruar databazën e studimeve zgjedhore në funksion të reformimit të legjislacionit të partive politike, transparencës së proceseve zgjedhore, hulumtimeve më sistematike dhe afatgjata të proceseve zgjedhore dhe plotësimit të boshllëkut ende të madh në literaturën e sjelljes zgjedhore në Shqipëri.

[1] Dorina Bërdufi është Përgjegjëse e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës), ka doktoruar në UT me temë dinamikën e sjelljen votuese të elektoratit në periudhën postkomuniste; Afrim Krasniqi është drejtues i Institutit të Studimeve Politike, autor i disa librave mbi zgjedhjet, partitë politike dhe përfaqësimin politik në Shqipëri

Studimi i plotë mund të lexohet këtu:

ISP – Studim mbi sjelljen zgjedhore – Anketim kombetar 2022

ShareTweet

Të ngjashme

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve
LAJME NGA ISP

Tryezë diskutimi – Procesi i integrimit dhe standardet zgjedhore: adresimi i nevojave, angazhimeve dhe prioriteteve

Infografik: Rinumërimi i votave dhe integriteti i votës
Building election integrity and political party resilience

Infografik: Rinumërimi i votave dhe integriteti i votës

Vlerësime, gjetje dhe rekomandime: Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme 2023-2025
LAJME NGA ISP

Vlerësime, gjetje dhe rekomandime: Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme 2023-2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE