• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Përfaqësimi gjinor: Risitë dhe raportet në KQZ, KZAZ dhe Kolegjin Zgjedhor 2021

5 years ago

Zgjedhjet parlamentare 2021 vijnë me disa risi që lidhen me kuotat e detyrueshme dhe kushtëzimin e kuotës gjinore në përfaqësim dhe në administrimin zgjedhor. Kushtetuta e RSH, neni 64, pika 3 përcakton se “zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”. Përcaktimi gjinor u konsiderua argument i mjaftueshëm për refuzimin e hapjes 100% të listave të kandidatëve.

Ndërkohë, në Kodin Zgjedhor, neni 4, pika 3/a detyron “vendosjes së kuotave gjinore për gjininë e nënpërfaqësuar në jo më pak se 30 për qind të përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë dhe të organeve të njësive bazë të qeverisjes vendore”, si dhe “vendosjes së kuotave gjinore për gjininë e nënpërfaqësuar në jo më pak se 30 për qind të përbërjes së të gjitha niveleve të administratës zgjedhore”. Neni 67 i jep prioritet balancës gjinore ndërsa thekson se “për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin jo më pak se një në çdo tre emra të listës shumemërore duhet t’i përkasë gjinisë së nënpërfaqësuar” dhe se “subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore”.

Në dallim nga legjislacioni i mëparshëm, i cili parashikonte vendosje të një gjobe financiare për subjektet që nuk respektonin kuotat gjinore, Kodi Zgjedhor 2020 është i ashpër në penalizim: “mospërmbushja nga subjekti zgjedhor i detyrimit passjell refuzimin e listës shumemërore për t’u regjistruar në KQZ ose, sipas rastit, për zgjedhjet vendore në KZAZ”. Kjo është norma më e avancuar e kushtëzimit gjinor në përfaqësim dhe administrim që prej vitit 1991 kur nisën proceset zgjedhore pluraliste.

Nga monitorimi i ISP për respektimin e parimeve gjinore në administrimin zgjedhor, rezulton se në disa struktura, si në Kolegjin Zgjedhor, gratë janë dominuese në përfaqësim, me 72% ndaj 28% përfaqësim të gjinisë tjetër. Zgjedhja e Kolegjit Zgjedhor është me short, ndaj pamundësohet përcaktimi i raporteve fikse gjinore dhe Kodi Zgjedhor nuk ka detyrime në këtë pikë. Në tri organet e KQZ vetëm 25% e anëtarëve janë gra, ndërkohë që 75% janë meshkuj, duke arritur kulmin me përbërjen e KAS, ku të gjithë anëtarët e zgjedhur janë të të njëjtës gjini.

Në nivelin e përbërjes së KZAZ-ve, struktura më e rëndësishme e administrimit zgjedhor, sipas ligjit, çdo gjini duhet të jetë e përfaqësuar mbi 30% dhe të dhënat tregojnë se ky raport është respektuar. Gratë përbëjnë 31% të të gjithë anëtarëve të KZAZ-ve. Një analizë e posteve drejtuese në KZAZ, ku rol thelbësor ka sekretari/sekretaria e KZAZ-së, gratë janë më të përfaqësuara sesa në totalin e anëtarëve, duke pasur 31 nga 61 vendet, ose 50%.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Tiranë.

ShareTweet

Të ngjashme

Raport i ISP: Mësimet nga zgjedhjet 2021, sondazh me qytetaret dhe prioritete për reformën zgjedhore
ANALIZA

Raport i ISP: Mësimet nga zgjedhjet 2021, sondazh me qytetaret dhe prioritete për reformën zgjedhore

Raport monitorimi I: KQZ dhe standardet e transparencës dhe të zbatimit të legjislacionit zgjedhor
BRITISH EMBASSY-MONITORING THE 2021 PARLIAMENTARY ELECTIONS IN ALBANIA

Raport monitorimi IV: Raport mbi monitorimin dhe analizën e vendimeve të KAS

Raport monitorimi III: Administrimi zgjedhor, baza ligjore dhe problematika të jetësimit të saj
BRITISH EMBASSY-MONITORING THE 2021 PARLIAMENTARY ELECTIONS IN ALBANIA

Raport monitorimi III: Administrimi zgjedhor, baza ligjore dhe problematika të jetësimit të saj

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE