Instituti i Studimeve Politike (ISP) në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit zhvilloi më 2015 një studim mbi pritshmëritë qytetare për ndarjen e re territoriale, problematikat më shqetësuese dhe pritshmëritë elektorale. Studimi u bazua në 1052 pyetësor, nga të cilët 716 (68%) në qytetin e Durrësit dhe pjesa tjetër në zonat përbërëse të bashkisë së re: Rrashbull (10%), bashkia Sukth (9%), bashkia Manëz (4%), Ishëm (4%) dhe Katund i Ri (5%). Gjetjet ishin shumë interesante dhe dëshmuan kontrastin e thellë midis reformës së re territoriale, kompetencave reale të qeverisjes vendore, informacionit dhe pritshmërive qytetare.
Gjetjet e studimit u publikuan dhe u debatuan një tryezë pune në Universitetin e Durrësit, si dhe iu vunë në dispozicion bashkisë, subjekteve politike, medias dhe organizatave të shoqërisë civile në bashkinë e re. Puna kërkimore u drejtua nga Dr. Dorina Bërdufi, studimi u drejtua dhe u realizua nga Prof. Afrim Krasniqi.
RAPORTI I PLOTË MUND TË SHKARKOHET / LEXOHET MË POSHTË: