KQZ ka raportuar publikisht se shumica absolute e partive politike nuk kanë respektuar detyrimin ligjor dhe as nuk kanë të dhëna identifikuese. Transparenca e verifikimi i financimeve politike dhe elektorale vijon të jetë një standard i papërmbushur ende.
KQZ bën verifikimin periodik të deklarimeve financiare të partive politike. Organet ligjzbatuese kanë përgjegjësi gjithashtu për hetime në rastet e deklarimeve fiktive apo shkeljes së ligjit.
Zgjidhja? Legjislacioni mbi partitë politike meriton reformim të thellë, duke mundësuar mekanizma të kontrollit efektiv të burimeve financiare dhe elektorale të partive politike. Institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë rastet abuzive dhe partitë, të reformojnë sistemin e tyre të financimit, deklarimit, auditimit të brendshëm dhe të transparencës e llogaridhënies.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).