• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Parti & kandidatë të pavarur 2021: krahasimi me 2017 dhe 2013

4 years ago

Në KQZ janë regjistruar 46 parti politike, prej të cilave 5 parti konkurrojnë për herë të parë (Partia Lëvizja për Ndryshim (J.Topalli), Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (M.Murrizi), Partia Bindja Demokratike (Astrit Patosi), Partia Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku), Partia Nisma Thurje (Endrit Shabani)).

Nga partitë e reja vetëm drejtuesi i njërës prej tyre (Thurje) nuk ka qenë kandidat në zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Dy prej partive të reja i përkasin deputetëve aktualë opozitarë në parlament dhe dy janë parti të reja të ish zv/kryetarëve të PD më 2013. Tri nga partitë e reja i përkasin spektrit të djathtë (fraksion i PD), një i përket spektrit të majtë dhe drejtuesi ka qenë kandidat i LSI në zgjedhjet e fundit, ndërsa Thurje ka vetëm një emër publik me përvojë parlamentare, deputetja Hajdari (PD).

Gjithashtu janë regjistruar 8 komisione për kandidatë të pavarur: Boiken Abazi (Tiranë), Dragua Ceka (Tiranë), Elton Debreshi (Dibër) Iljaz Shehu (Lezhë), Pal Shkambi (Shkodër) dhe Plarent Aleksi (Berat), Kreshnik Merxhani (Gjirokastër) dhe Bledar Dika (Tiranë). Disa prej tyre janë de facto kandidatë të VV (Vetëvendosjes), parti që nuk është regjistruar zyrtarisht në zgjedhje, por tashmë ka hapur përfaqësinë e saj në Tiranë.

Në krahasim me zgjedhjet 2017 dhe 2013 janë përkatësisht 3 dhe 22 parti politike më pak, por ka rritje në raportet 8 dhe 4 herë më shumë për kandidatët e pavarur dhe gjithashtu edhe për partitë e reja politike. Regjistrimi i subjekteve nuk do të thotë se janë automatikisht parti që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe për rrjedhojë, emrat e tyre do të jenë në fletën e votimit. Deri më 25 shkurt bëhen të ditura koalicionet (jo në formën e koalicionit tradicional, por në formën e një subjekti me listë të përbashkët) dhe deri javën e parë të muajit mars 2021 do të provohet sepse partitë e regjistruar apo kandidatët e pavarur do të mund të fitojnë të drejtën të jenë subjekte reale konkurruese në fletën e votimit.

Rruga nga regjistrimi i subjekteve dhe deri tek fleta e votimit, është e gjatë dhe sjell ndryshime. Në zgjedhjet e vitit 2017, p.sh, u regjistruan 49 parti, por vetëm 18 prej tyre ishin në fletën e votimit duke pasur kandidatë në çdo zonë. Kjo sepse vetëm partitë që paraqesin kandidatë në të gjitha zonat + 2 kandidatë shtesë për secilën zonë dhe + 3 kur ka përfaqësim gjinor. Pra, partitë nuk do të paraqesin 140 kandidatë, por midis 165-174 kandidatëve në listat shumëemërore, ku për secilin kandidat duhet një dosje me dokumente. Për kandidatët e pavarur secili duhet të sigurojë x 3000 nënshkrime, dhe për partitë jo parlamentare duhen rreth 5000 nënshkrime paraprake.

Shqipëria nuk ka një sistem transparent të verifikimit të ekzistencës së partive politike dhe aktivitetit të tyre publik, duke përcaktuar me ligj të drejtën e krijimit të partive por pa mekanizëm verifikimi nëse ato realisht ushtrojnë aktivitet.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë.

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

SPAK dhe zgjedhjet në Shqipëri – Standardet e integritetit nga partitë politike
BOTIME / STUDIME

SPAK dhe zgjedhjet në Shqipëri – Standardet e integritetit nga partitë politike

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE