Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë vijon të realizojë monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të aktivitetit parlamentar. Raporti “Parlamenti në kohën e krizës: monitorim, analizë dhe problematika” – periudha janar – gusht 2019” është raporti i katërt që përmbledh sesionin e fundit parlamentar. Raporti është shkruar nga 19-23 gusht 2019. Monitorimi do të vijojë edhe gjatë sesioneve të tjera deri në shtator 2020.
Instituti i Studimeve Politike ka përvojë të gjatë në proceset monitorues të Kuvendit, pasi krahas monitorimit të aktivitetit parlamentar bën edhe monitorimin e ligjërimit politik të reformës në drejtësi si dhe monitorimin e zbatimit të Kodit të Sjelljes, me fokus Konflikti i Interesit në aktivitetin parlamentar. Bazuar në këtë përvojë, raportet tona janë të vetmet që kanë në fokus 100% parlamentin dhe përbëjnë kontribute profesionale në drejtim të rritjes së standardeve të mirë-qeverisjes, për një parlament sa më përfaqësues, transparent, efektiv dhe llogaridhënies.
ISP ka realizuar edhe platformën online të monitorimit, www.deputetim.al ku janë të pasqyruara aktiviteti parlamentar, të dhënat për deputetët, treguesit e efikasitetit të tyre, fjalimet e mbajtura dhe të dhëna të tjera specifike. Të gjitha raportet tona të monitorimit gjenden edhe në faqen zyrtare të ISP www.isp.com.al. ISP vijon praktikën pozitive dhe sfidën profesionale të nisur më 2016 për të bërë klasifikimin e nivelit të efikasitetit të aktivitetit të deputetëve, nisur nga përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre funksionale. Klasifikimi bazohet në një metodologji të qëndrueshme dhe përfaqësuese, dhe mundëson rifreskimin e të dhënave pas çdo sesioni parlamentar.
Në raport paraqiten në më mënyrë të detajuar analiza e zhvillimeve politike 2019, gjetjet kryesore të monitorimit, klasifikimi i deputetëve sipas nivelit të efikasitetit, klasifikimi edhe i ish-deputetëve që dorëzuan mandatet parlamentare në shkurt 2019, aktet e miratuara dhe problematikat e gjithanshme të funksionimit të parlamentit. Në raport jepen vlerësime profesionale si dhe rekomandime përmirësuese.
Raporti i detajuar, me gjetjet, analizën, emrat, tabelat dhe rekomandimet mund të lexohet & shkarkohet këtu: