Në përgjigje të ftesës së Kuvendit për konsultim publik të raporteve vjetore për vitin 2023, Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë e cila po monitoron procesin e raportimeve vjetore në Kuvend, i paraqiti Kuvendit me 21 dhe 22 prill 2024 opinionet lidhur me katër raporte: mbi PP, ILDKPKI, KMD, si dhe KDI.
Qëllimi i raportimeve lidhej me shprehjen e shqetësimeve të ISP mbi problematika që nuk kanë gjetur përgjigje shteruese në raportim, si dhe për të adresuar çështje dhe rekomandime, të cilat mund ta plotësonin shumë më tepër cilësisht procesin e raportimeve dhe të seancave dëgjimore në komisionet përgjegjëse të Kuvendit të Shqipërisë. Fokusi kryesor i gjetjeve dhe rekomandimeve lidhet me fushën e veprimtarisë së ISP, kryesisht me elementët antikorrupsion, dekriminalizimin, nivelin e respektimit të shtetit të së drejtës dhe përgjegjësinë e institucioneve për një demokraci më funksionale, transparencë dhe llogaridhënie. ISP ishte një prej dy organizatave që adresuan opinione me shkrim, të cilat u bënë pjesë e agjendës së komisioneve përgjegjëse dhe shënuan një nivel të ri të pjesëmarrës së shoqërisë civile në procesin mbikëqyrës dhe raportues në Kuvend.
ISP i ndau gjendjet dhe rekomandimet edhe me vetë institucionet në disa tryeza debati, përfshirë tryezat e zhvilluara me Kuvendin dhe grupet e institucioneve në fushën e drejtësisë (PP, ILD dhe AV), ashtu edhe me ato në fushën ekonomike (KLSH, ILDKPKI dhe KPP) zhvilluar në qershor 2024.
Më poshtë gjenden opinionet e shprehura në rrugë zyrtare.
- Opinion mbi raportin vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm (PP)
- ISP Kuvendit – Mbi raportin vjetor PP 2023
- Opinion mbi raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI)
- ISP – Kuvendit – mbi raportin vjetor te ILDKPKI 2023
- Opinion mbi raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD)
- ISP Kuvendit – Mbi raportin vjetor KMD
- Opinion mbi raportin vjetor të Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale (KDI)
- ISP Kuvendit – Mbi raportin vjetor KDI