Ministria e Drejtësisë ka hedhur në konsultim publik me 24.12.2023 dokumentin “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike” me afat konsultimi një mujor. Siç theksohet në hyrje, “Udhërrëfyesi është një dokument politik dhe strategjik i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë për sa i përket Kriterit Politik kryesisht Funksionimit te Institucioneve demokratike. Qëllimi i hartimit të tij është të paraqesë masat politike kryesore që vendi ynë merr në procesin e negociatave për anëtarësim në BE për sa i përket Funksionimit të Institucioneve Demokratike si dhe për ta konsultuar me opinionin e gjerë publik, ekspertë të fushës dhe shoqërinë civile duke plotësuar të gjitha kërkesat për konsultimin publik”.
Bazuar në angazhimin e Institutit të Studimeve Politike (ISP) për Cluster One, në monitorimin e aktivitetit parlamentar, standardeve të integritetit dhe transparencës, funksionit mbikëqyrës dhe zgjedhor të tij, si dhe në angazhimet për reformën zgjedhore, stafi i ISP adresoi zyrtarisht disa komente dhe rekomandime në lidhje me angazhimet e shprehura në Udhëzues.
Bashkëngjitur gjendet një pjesë përmbledhëse e opinionit të shprehur nga ISP.
ISP – Opinion mbi Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike