Standardi i Kodit të Sjelljes? Bazuar në Kodin e Sjelljes, Byroja e Kuvendit është autoriteti përgjegjës për zbatimin e rregullave të sjelljes, përfshirë edhe dhënien e masave disiplinore. Kjo praktikë është përfshirë edhe në Udhëzuesin e Detajuar për Sjelljen në Kuvend.
Problematika e konstatuar? Rregullorja e Kuvendit krijon paralelizëm, pasi ia njeh drejtuesit të seancës plenare dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën përgjegjësinë për dhënien e sanksioneve.
Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet ta adresojë problematikën dhe të njësojë praktikën ligjore midis Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit, duke krijuar standarde të qëndrueshme dhe afatgjata të jetësimit të sjelljes etike dhe morale nga deputetët dhe Kuvendi.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.