Partitë politike janë institucionet kryesore që jetësojnë konkurrencën elektorale pluralizmin politik. Modelet e partive politike të bazuara në standarde të larta integriteti, standarde etike dhe në parimet e transparencës dhe përgjegjësisë publike janë aset me vlerë dhe parakusht për një demokraci funksionale.
ISP po monitoron proceset zgjedhore brenda partive politike, aktet e tyre rregullatore, ndikimet informale dhe raportet e partive me legjislacionin dhe standardet e integritetit.
Elementë pozitivë lidhur me integritetin e partive kryesore
- Kanë zgjidhur konfliktet rreth legjitimitetit/identifikimit
- Kanë akte të shkruara rregullatore për funksionimin e tyre
- Kanë qasje bashkëpunuese me KQZ dhe entet ligjzbatuese
- Kanë larguar nga ekipet drejtuese zyrtarë të inkriminuar
- Kanë veto për konsensus për ndryshimet të mundshme ligjore
- Ndjekin rrugën ligjore dhe institucionale për kërkesat e tyre
- Pranojnë nevojën e tyre për hapje dhe ofertë programore
- Prurjet e reja politike ndikojnë në cilësinë e ofertës elektorale
Elementë kritikë lidhur me integritetin e partive kryesore
- Besimi publik te partitë dhe integriteti i tyre është në rënie
- Ka identifikim të partive me liderin, jo me alternativën politike
- Nuk aplikojnë zgjedhje periodike konkurruese brenda tyre
- Nuk kanë transparencë financiare, deklarimet në KQZ janë formale
- Kanë drejtues që janë në hetime nga SPAK / janë “non grata”
- Nuk kanë mekanizma parandalimi për individë të korruptuar
- Nuk kanë transparencë të ekipeve drejtuese në qendër/degë
- Ka fiktivitet të madh të partive politike (90% parti jo efektive)
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.