Ndryshimet ligjore të vazhdueshme, sidomos në ligjet thelbësore të së drejtës janë jo vetëm një tregues brishtësie në legjislacion dhe i problemeve të aftësisë juridike, por edhe natyrës aksioniste të hartimit të ligjeve dhe një burim abuzimi ndaj konceptit të së drejtës. MD ka nisur hartimin e Kodit Penal, i cili siç tregohet edhe nga tabela, ka ndryshuar aq shumë sa është e vështirë të gjendet varianti final i tij.
Dhe e dini? Pritet të ndryshohet përsësi javën e ardhshme!
Procesi nuk mund të jetë akt burokratik dhe i mbyllur, por vendimmarrje mbi bazë ekspertize dhe me synime afatgjata. Duke nisur nga stafi i MD, donatorët ndërkombëtarë të përfishirë dhe në fund institucionet kryesore vendimmarrëse si qeveria, parlamenti dhe presidenti.
Fillimi ende i munguar? Cila është analiza e impaktit të deritanishëm të KP, cilat ishin dështimet dhe problemet, cilat janë sfidat dhe standardet, cilat janë detyrime ndërkombëtare dhe cilat janë kapacitetet tona financiare, njerëzore dhe strukturore të sotme e të ardhshme për jetësimin integral të tij?