Cila është metodologjia e re e zgjerimit? Sa është ajo e njohur për publikun dhe institucionet? Cila është parapërgatitja që Shqipëria po bën për tu përshtatur me sfidat e saj? Cilat janë ndikimet në qasjen institucionale dhe cili është roli i secilit institucion, sidomos Kuvendit, Grupi Negociator, MEPJ?
Këto dhe tema të tjera ishin pjesë e debatit të zhvilluar sot “Ndikimi i metodologjisë së re të zgjerimit në negociatat e grupit të parë të kapitujve të Shqipërisë me BE-në”, inicuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).
Pjesë e debatit ishin ambasadori i Holandës Z. Reinout Vos, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Integrimit në Kuvend, deputetët Etilda Gjonaj dhe Kreshnik Çollaku, përfaqësues nga delegacioni i BE në Tiranë, nga kabineti i kryenegociatorit të Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, përfaqësues nga institucionet e tjera, nga shoqëria civile dhe ekspertë të fushës. Në funksion të debatit u prezantua policy paper i përgatitur nga eksperti Altin Gjeta.
Aktiviteti ishte në kuadër të projektit “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien në përmbushje të kritereve të Grupit të Parë të Kapitujve Negociues”, Cluster One Eu Negotiations Platform – Albania, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, projekt që po realizohet nga CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes Komiteti Shqiptar i Helsinkit AIS dhe Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies.
Policy paper mund te lexohet / shkarkohet ketu:
Video e plote e takimit gjendet ne linkun
https://youtu.be/a3Wiu_egfP8