Projekti me titull “Monitorimi i transparencës dhe sjelljes së administratës gjyqësore ndaj publikut. Fushatë informuese nën moton: “Qytetarët denoncojnë dhe ndëshkojnë”, u zbatua nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), me mbështetjen e Fondacionit OSFA, në kuadër të Programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”. Ky program ka për qëllim nxitjen e nismave për sfidimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Në këtë kuadër është kërkuar angazhimi edhe i aktorëve të shoqërisë civile për rritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj procesit të vazhdueshëm llogaridhënës të organeve të administratës shtetërore që bëjnë pjesë në të tre pushtetet.
Rritja e reagimit dhe kundërvënies së opinionit publik në raport me këto organe synon të forcojë shtetin e së drejtës në vendin tonë, duke ju kundërvënë aktivisht shkeljeve të ligjit dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. ISP është një pjesëtare e shoqërisë civile që vepron krahas të tjerash edhe në fushën e demokratizimit të institucioneve dhe të shtetit të së drejtës. Projekti me titull “Monitorimi i transparencës dhe sjelljes së administratës gjyqësore ndaj publikut.
Fushata informuese nën moton: “Qytetarët denoncojnë dhe ndëshkojnë” ishte në vazhdën e përpjekjeve të këtij Instituti për të rritur kontributin e tij publik në forcimin e parimeve demokratike në veprimtarinë e institucioneve shtetërore duke u bazuar në reformat për konsolidimin e shtetit ligjor. Në këtë kontekst, ky projekt u fokusua në marrëdhëniet bazike që krijohen midis individit dhe organeve shtetërore, të cilat janë transparenca publike dhe respektimi i të drejtës së informimit.
RAPORTI I PLOTË MUND TË SHKARKOHET / LEXOHET MË POSHTË: