Standardi ligjor? Rregullorja e Kuvendit (neni 61) thekson se çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe vetë Rregulloren është i pavlefshëm. Procedura përcakton afate dhe faza konkrete mbi relacionet, diskutimet, amendimet dhe votimet.
Problematika? Për shkak të incidenteve periodike në seancat e Kuvendit dhe mbledhjeve online në komisione aktet ligjore po miratohen në devijim nga standardet e transparencës, procedurat dhe standardet e parlamentit të hapur.
Rekomandime? Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën dhe strukturat e Kuvendit duhet të luajë rol më aktiv për garantimin e normalitetit në funksionimin dhe aktivitetin parlamentar. Agjendat politike nuk duhet të cenojnë dhe as të injorojnë standardet ligjore të vendimmarrjes.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”, i cili po zbatohet nga ISP me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të ISP-së dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.