Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe ISP u angazhuan në monitorimin e procesit parazgjedhor dhe klimës së këtij procesi, respektimin e heshtjes zgjedhore, procesin e votimit dhe pjesërisht të numërimit. Zgjedhjet nuk janë një ditë, procesi zgjedhor është i gjatë dhe organizatat tona kanë pasur disa qëndrime mbi problematikat e deritanishme, përfshirë deklarata e përbashkët më 11.01.2025 dhe 04.05.2025. Në raportet tona finale do të ketë qëndrime dhe vlerësime për të gjithë elementët e monitorimit.
Gjetjet paraprake? Deklarata publike jep qëndrimet:
- Mbi ushtrimin e të drejtës së votimit
- Mbi pjesëmarrjen qytetare në zgjedhje
- Mbi incidentet gjatë ditës së votimit
- Mbi personat e paautorizuar dhe sjellja e vëzhguesve partiakë
- Mbi aksesin për vëzhgimin e zgjedhjeve
- Mbi monitorimin e institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale
- Mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin e zgjedhjeve
Deklarata paraprake citon problematikat, raportet e detajuara në përfundim të procesit të numërimit dhe ankimimeve do të ofrojnë të dhëna konkrete, vlerësimet lidhur me standardet zgjedhore dhe rekomandimet përkatëse.
Deklarata paraprake mund të lexohet këtu:
KSHH, ISP, QQ – Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025


